Prej datës 26-28 shtator të vitit 2019 me ftesë nga Akademia e shkencës dhe e arteve dhe Instituti Albanologjik në Tiranë, zëvendës drejtori prof. dr. Muzafer Bislimi mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare e organizuar me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së kryeministrit të parë të Shqipërisë së pavarur Ismail Qemali, me titull: “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit”.
Tema e referimit të tij ishte: “Dy intervista të Ismail Qemal Vlorës për gazetat vjeneze “Zeit” dhe “ Neues wiener Tagblatt” (korrik 1911).

