Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon me botimin e series “Dokumente turke për historinë e Maqedonisë, regjistrime nga shekulli XIX” – për Sanxhakun e Shkupit, këtë here për Rajonin e Tetovës për periudhën e viteve 1832/33, që në fakt paraqet vazhdim të series së filluar nga ASHRMV nga viti 2017. Qëllimi i këtyre regjistrimeve moderne, veçanërisht për popullsinë muslimane, për dallim nga regjistrimet e mëparshme të përgjithshme është i qartë: gjithmonë të ketë të dhëna të sakta dhe precise për numrin e popullsisë muslimane të aftë për luftë për dallim nga popullsia krishtere, e cila në vend të pjesëmarrjes në luftra ka qenë e detyruar të paguaj tatim të veçantë, dhe me atë ka qenë e liruar nga pjesëmarrja në ekspedita ushtarake. Regjistrimet janë konsideruar si tregues bazë dhe të besueshëm për situatën e përgjithshme të popullsisë dhe përmbajnë të dhëna të rëndësishme për numrin e popullsisë në territorin e Maqedonisë gjatë kohës së sundimit Osman, direkt nga vetë shërbimet zyrtare osmane.
Ky regjistrim i popullsisë i realizuat nga shteti Osman, është regjistrimi i parë modern në territorin e shtetit, për dallim nga regjistrimet e përgjithshme të realizuara më herët nga shekulli XV dhe XVI, të cilat kryesisht kishin të bënin me tatime të ndryshme, gjegjësisht vetëm për popullsinë taksapaguese. Përkatësisht, ka të bëjë me regjistrim të popullsisë së fesë islame të lagjeve në Tetovë – gjithësej 8 lagje, fshatërat që gjinden në pjesën e epërme – gjithësej 66 fshatra, fshatrat në pjesën e luginës së lumit – gjithësej 8 fshatra, pjesa e poshme – gjithësej 27 fshatra, dhe fshatrat e Dërvenit gjithësej 14 fshatra të rajonit të Tetovës në gjysmën e pare të shekullit XIX (1832/33).
Njëkohësisht, këto regjistrime kanë shërbyer edhe si evidencë e shtetit për gjendjen e përgjithshme të popullsisë, të ngjashme me certifikatat e lindjes së tanishme, sepse deri në regjistrimet e ardhëshme janë konsideruar të besueshme. Të dhënat të paraqitura përmes këtij botimi për regjistrimin e popullsisë nga pjesa e pare e shekullit XIX kanë një rëndësi të madhe për banorët e atyre lagjeve dhe fshatrave, sepse duke pasur parasysh hendekun kohor me të tashmen, botimi përmban të dhëna për shtatë-tetë gjenerata më pare, e cila automatikisht paraqet lehtësim të madh për popullsinë për të hartuar trungun familjar të tyre.
