Drejtori i Arkivit Shtetëror, Dr Emil Krsteski, në fund të shkurtit 2020 kishte takime pune në Arkivin Kombëtar në New York dhe hulumtime të burimeve shkencore dhe informuese për materialin arkivor në atë Arkiv, në mënyrë që të lokalizonte dokumentet që lidhen me historinë e vendit tonë. Vizitoi gjithashtu stacionin e punës të dixhitalizimit në Arkivin Kombëtar të New York, i cili është instaluar nga FamilySearch (www.familysearch.org), organizata më e madhe gjenealogjike në botë, me qendër në Salt Lake City, USA
Më 24 shkurt, Dr Emil Krsteski pati një takim me drejtorin e këtij arkivi, Dr. Kris Gushman, i cili diskutoi bashkëpunimin midis dy arkivave shtetërorë.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Dr. Emil Krsteski gjithashtu mori pjesë në konferencën "RootsTech" në Salt Lake City, të organizuar nga "FamilySearch", e cila është e interesuar të bashkëpunojë me Arkivin e Shtetit dhe të nënshkruajë një kontratë për realizimin e projekteve në fushën e genealogjis.
FamilySearch International është organizata më e madhe gjenealogjike në botë, me qendër në Salt Lake City, Juta, Sh.B.A. Kjo organizatë u themelua në 1894 si Shoqëria Gjenealogjike e Juta.
Është një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për mbledhjen, ruajtjen dhe ndarjen e dokumenteve të historisë familjare.
Në faqen e tyre në internet çdo vit janë shtuar Rreth një milion dokumente dhe ato aktualisht kanë të dhëna (emra) për rreth 7.4 miliardë njerëzve në të gjithë botën.
FamilySearch është partnerë me mbi 10,000 arkiva dhe ka më shumë se 200,000 vullnetarë në të gjithë botën.
FamilySearch punon me mbajtësit e arkivave për të ndihmuar në mbrojtjen e regjistrave civilë, dokumentet e kishës, dokumentet e regjistrimit, dokumentet ushtarake, historitë familjare, historitë lokale dhe llojet e tjera të dokumenteve. Ato ofrojnë qasje online në internet të dokumenteve të dixhitalizuara dhe kanë mbi 4600 qendra të historive familjare në rreth 132 vende të botës.
Gjatë konferencës “RootsTech” u vizitua gjithashtu biblioteka e tyre kryesore, e cila gjindet në Salt Lake City.
FamilySearch punon me Arkivin Kombëtar të Suedisë në mikrofilimin dhe skanimin e dokumenteve të kishës, indeksimin e tyre dhe përmirësimin e kërkimit gjeoalogjik në Suedi; me Arkivin Kombëtar të Belgjikës, për mikrofilimin e dokumenteve; Arkivi Kombëtar i Danimarkës; me Arkivin e Republikës së Sllovenisë; me Arkivin e Shtetit Kroat dhe shumë më tepër.
Gjatë konferencës, Dr. Emil Krsteski pati takime me Presidentin e ICARUS (Qendra Ndërkombëtare e Kërkimeve Arkivore), z. Tomas Aigner, me Zëvendës Drejtorin e Arkivit Kombëtare të Danimarkës, me përfaqësues nga Arkivi Kombëtar i Finlandës, Norvegjis, Gjermanis, Francës, Britanis së Madhe, dhe me z. Benxhamin Peterson, Drejtor i njësive të partnerëve për digjitalizim në Arkivin Kombëtar të SHBA; Stiv Rokvud, Drejtor i njësis Ndërkombëtar të FamilySearch, dhe Dr. Frank Bishof, President i Arkivit Shtetëror nga Veriu-i Vestfali.




