Në fillim të marsit 2020, në Arkivin Kombëtar të Maltës u mbajt një takim pune midis Dr. Emil Krsteski dhe Dr.Çarlls Faruxha, Drejtor i Arkivit Kombëtar të Maltës dhe Kryetar i Këshillit Evropian të Arkivit Ndërkombëtar.
Ky takim u organizua me ftesë të Dr. Çarlls Faruxha, me qëllim përfshirjen e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut në punën e degës evropiane të Këshillit të Arkivit Ndërkombëtar. Gjatë një vizite në Arkivin Kombëtar të Maltës, Dr.Çarlls Faruxha prezantoi mënyrën në të cilën funksionojnë arkivi i tyre dhe përbërjen e tyre organizative, poashtu vizituan dy njësi arkivore të vendosura në Rabat, si dhe Arkivin e Kishës së Medinës dhe bibliotekën kombëtare të Maltës, ku u depozituan disa nga botimet e Arkivit të Shtetit.
Gjatë takimit janë rënë dakord udhëzimet për bashkëpunim midis dy institucioneve arkivore, të cilat do të përfshijnë bashkëpunimin e dixhitalizimit, botime të përbashkëta të letrave arkivore profesionale, përfshirjen e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut në projekte që aktualisht janë në Këshillin e Arkivit Ndërkombëtar , d.m.th. një degë e Evropës dhe përfshirje më e madhe e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut në punën e grupeve të ekspertëve në Këshilln e Arkivit Ndërkombëtar . Duke qenë se Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Arkivi Kombëtar i Maltës po përballen me sfidën e ndërtimit të objektit arkiva të rrinj, të dy drejtorët ranë dakord të ndajnë përvojat dhe udhëzimet në lidhje me zbatimin e standardeve ndërkombëtare për ndërtimin e arkivave.



