Flag_of_Slovenia

SLLOVENIA ËSHTË URA JONË E FORTË NË MARRËDHËNIET ME BE

Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H.E Millan Predan vizitoi Arkivin Shtetëror dhe realizoi takim me drejtorin Dr. Emil Krsteski.

Ambasadori Milan Predan u informua se bashkëpunimi i Arkivit Shtetëror me Arkivin e Republikës së Sllovenisë ka një rëndësi të madhe, veçanërisht në lidhje me zbatimin e procesit të dixhitalizimit dhe zbatimin e Aneksit D të Marrëveshjes së Pasardhjes, e cila i referohet trashëgimisë arkivore të ish-Jugosllavisë së RSF-së.

Drejtori i Arkivit Shtetëror, Dr. Emil Krsteski theksoi se Sllovenia është praktikisht mik i vendit tonë i cili është gjithashtu ura jonë e fortë në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

H.E. Milan Predan dhe Dr. Emil Krsteski diskutuan për bashkëpunimin aktual midis dy arkivave shtetëror në lidhje me Projektin për dixhitalizimin e trashëgimisë së përbashkët arkivore të ish Jugosllavisë brenda Procesit të Berlinit, për të siguruar unitetin politik të vendeve pasuese të RSFJ-së për rëndësinë e këtij projekti dhe sigurimi i burimeve financiare nga fondet evropiane për atë qëllim. Skup, 9 nëndor 2020 .

Shkup, 9 nëntor 2020

Postimet e fundit