Veprimtaria botuese e Arkivit shtetëror e ka pasuruar biblotekën e saj me titull të ri ,, Kronikat e fshatrave të Enixhevardarit, Vodenit, Kukushit, Drama, Lerinit dhe Kosturit’’ - vëllimi III, libri 1 dhe 2 , autorët e të cilit janë dr. Katerina Mircevska, dr. Dimitar Gjorovski dhe dr.Ljubica Janceva. Kjo vepër e pasur është vazhdimi i koleksioneve ,, Kronikat e fshatrave në rajonin e Kosturit’’ vëllimi 1, libri 1 dhe 2 botuar në vitin 2018 dhe ,, Kronikat e fshatrave në rajonin e Lerinit’’, vëllimi 2, libri 1 dhe 2,botuar në vitin 2019 dhe e njëjta është fundi i projektit ,, Kronikat e vendbanimeve në pjesën e Maqedonisë në Greqi’’.
Bëhet fjalë për burime interesante arkivore në fushën e historisë gojore që janë me të dhëna të shumta në shumë aspekte të jetës lokale të përditshme, socio-politike, kulturore të maqedonasve në Greqi, por gjithashtu pjesëmarrja e tyre në ngjarjet historike në Maqedoninë Osmane në periudhën nga fundi i shekullit të 19 deri në fund të Luftës Civile Greke në mes të shek. 20. E njëjta përfshin kronikat e 18 fshatrave në zonat e treguara, të cilat për një qartësi më të madhe të përmbajtjes janë të ndara në dy libra.
Pa dyshim, duke përfunduar të gjithë projektin ,,Kronikat e vendbanimeve në pjesën e Maqedonisë në Greqi’’, lexuesit, studjuesit dhe të gjithë në përgjethësi që kanë interes pët të hyrë në detaje në jetën e maqedonasve të Egjeut, kanë një shanc unik për të pasuruar biblotekat e tyre shtëpiake me një vepër që permban një pasuri të vogël të fakteve dhe ngjarjeve historike.
