Në kuadër të veprimtarisë botuese, Arkivi shtetëror pasuroi biblotekën e tij me një titull të ri ,,Dokumente serbe për historinë e Maqedonisë’’ nga prof.dr. Muzafer Bislimi. Ky libër - një përmbledhje e dokumenteve që mbulojnë periudhën midis dy luftërave Botërore (1918-1941), në fakt është një regjistër i kërkesave për pasaporta të lëshuara në qytetin e Shkupit për vitet 1927, 1928 dhe 1929. Në këtë përmbledhje sigurohen të dhëna themelore për qytetarët që kanë aplikuar dhe kanë marrë një dokument udhëtimi jashtë vendit. Dokumentet në këtë përmbëledhje mund të përdoren për të studiuar migracionin, rrjedhën e njerëzve dhe mallrave, marrëdheniet midis vendeve, zanatet, shëndetësinë, arsimin dhe natyrisht materiale të paçmueshme për gjetjen e të dashurve për secilin të interesuar.
E rëndësishme është të përmendet se në këtë regjistër është Gonxhe Bojaxhiu ose Nënë Tereza, e cila aplikoi dhe mori pasaportë për udhëtim në Angli për shkollim të mëtutjeshëm, dhe nga ai vit dhe nga ai udhëtim ajo nuk kthehet më në Shkup si Gonxhe Bojaxhiu por si nobeliste Nënë Tereza në 1979.
