SLIKA2

PROJEKTET EVROPIJANE PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

Asambleja e përgjithshme e Qendrës ndërkombëtare për kërkime arkivore - ICARUS (International centre for archival research-ICARUS), më 18 tetor 2021 mbajti takimin e saj të dytë të rregullt vjetor për 2021. Ky takim i Asamblesë së përgjithshme të IKARUS u mbajt në internet në platformën Zoom, dhe në të njëjtën kohë u mbajt Konventa e 27 -të e kësaj shoqate ndërkombëtare (18 dhe 19 tetor).

Arkivi shtetërore në Asamblenë e përgjithshme dhe në 27 Konventa e IKARUS u përfaqësua nga drejtori, dr. Emil Krsteski dhe Svetlana Usprcova, udhëheqëse e Sektorit për kërkime, bashkëpunim ndërkombëtar dhe vendor dhe publikim të materialit arkivor.

Tema kryesore në Asamblenë e përgjithshme dhe Konventës së 27-të IKARUS ishte axhenda e aktiviteteve IKARUS, e quajtur "Axhenda 2023", dhe u diskutuan programet dhe projektet në nivel Evropian të cilat financojnë aktivitetet që lidhen me trashëgiminë kulturore, dhe u prezantuan projektet e kësaj organizate, pra projektet në të cilat IKARUS është pjesëmarrës ose mbështetës aktiv (projekte: NAMPI, Time Machine dhe Digital Treasures).

Në Ansamlenë e përgjithshme u prezentuan dhe antarët më të rinjë të kësaj organizate, e cila momentalisht ka 188 anëtarë.

slika 1
SLIKA2
SLIKA 3

Postimet e fundit