thumbnail-2-1

Arkivi shtetëror dhe IK Muzeu i Luftës Maqedonase nënshkruan Protokoll për bashkëpunim

Arkivi shtetëror ka në prioritet forcimin e bashkëpunimit me institucionet e shteti në pjesën e veprimtarisë shkencore, kërkimore dhe arsimore.Duke filluar nga angazhimet e mësipërme, sot u nënshkrua Protokoll për bashkëpunim ndërmjet drejtorit të Arkivit shtetëror, dr. Emil Krsteski dhe drejtoreshës së IK Muzeut të luftës maqedonase, znj. Daniela Nikolova.

thumbnail

Të dy institucionet në përputhje me Protokollin do të zgjerojnë bashkëpunimin përmes realizimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta në kulturë, shkencë dhe arsim, duke organizuar seminare, konferenca, konsultime dhe ekspozita.Publikimi i botimeve të përbashkëta është paraparë si risi në interes të studimit të historisë kombëtare maqedonase.

thumbnail 1
thumbnail 3

Bibliotekat në Arkivin shtetëror dhe në Muzeun e luftës maqedonase do të jenë plotësisht në dispozicion të punonjësve për qëllime kërkimore, përfshirë shkëmbimin e librave.Sfera e interesit të përbashkët përfshin edhe sigurimin e kushteve hapësinore dhe mbështetjes teknike. Me nënshkrimin e Protokollin, siç konfirmuan drejtorët nënshkrues, realizohet misioni dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

thumbnail 2 1

Postimet e fundit