1

Projekte të përbashkëta me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

Më 28 mars 2022, Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Emil Krsteski drejtor, dhe prof.dr. Muzafer Bislimi zv. drejtor, e mirëpritën delegacionin e Agjencisë shtetërore të arkivave të Kosovës, në të cilën zhvilluan takim zyrtar në kuadër të bashkëpunimit tradicional të mirë ndërmjet tyre si dhe Marrëveshjes aktuale që ata kanë.

1

             Delegacioni nga Agjencia shtetërore e arkivave të Kosovës udhëhiqej nga z. Bedri Ziberaj, drejtor, i cili shoqërohej nga znj. Shpresa Mekaj, drejtoreshë e Njësisë të politikave zhvillimore dhe z. Besim Pireva.Në takimin e punës me delegacionin nga Kosova ishte i pranishëm edhe z. Vlorat Gashi, ministër-këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

2 2
3 1

             Gjatë vizitës dr. Emil Krsteski dhe prof. dr. Muzafer Bislimi pati nderin të bisedojë me z. Bedri Ziberaj për aktivitetet që kanë pasur dy institucionet arkivore në periudhën e kaluar dhe për mundësitë për realizimin e projekteve konkrete të përbashkëta, që do të nënkuptojnë botime të përbashkëta, përkatësisht koleksione dokumentesh dhe ekspozita të përbashkëta arkivore.

4

            Delegacionit të Kosovës i’u prezantua mënyra e punës në Arkivin tonë, si dhe Njësia e sapoformuar për rregullimin dhe përpunimin e materialeve arkivore të periudhës osmane. Në fund u zhvillua edhe një vizitë në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

5
6

Postimet e fundit