1 Prilli është dita e arkivave dhe arkivistëve të Maqedonisë. më 1 Prill të vitit 1951 para 71 viteve u themelua Arkivi Shtetëror. Me atë rast Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Etnit shtetëror për statistik i dhuroi këtij institucioni shkencor dhe kulturor 130 kompjuterë, të cilët do të jenë në funskion të nevojave të tij për fillimin me intenziv të procesit të digjitalizimit të dokumenteve historike dhe materialeve arkivore.
Ky donacion i Qeverisë prej 130 laptopësh (laptop) do t’u shpërndahen punëtorëve në pjesën qendrore të Arkivit shtetëror në Shkup dhe nëntë zyrave rajonale në tërë Republikën. Kjo do të përmbushë në masë të madhe standardet evropiane të teknologjisë kompjuterike, të nevojshme për realizimin e veprimtarisë së Arkivit shtetëror, veçanërisht në drejtim të digjitalizimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumenteve historike dhe materialeve arkivore



