Arkivi shtetëror më 5 Prill 2022. prezantoi ekspozitën “150-Vjet nga lindja e Goce Dellçevit (1872 - 2022)” në Novi Sad, Republika e Serbisë, qytet i cili këtë vit është kryeqyteti evropian i kulturës.
Në hapjen e ekspozitës folën: drejtori i Arkivit shtetëror dr. Emil Kërsteski, drejtori i Arkivit të Vojvodinës dr. Nebojsha Kuzmanoviq dhe autorja dr. Jasmina Damjanovska.Në fjalimin e tyre ata iu referuan rëndësisë së ekspozitës dhe prezantimit të kujtimeve të ngjarjeve dhe personaliteteve të kaluara nga ana e arkivave.Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadorja e Ambasadës së Maqedonisë në Beograd, N.E Mihaela Veselinov.
Drejtori i Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski dhe stafi i Arkivit shtetëror patën rastin të vizitojnë Arkivin e Vojvodinës, ku u janë prezantuar dokumentet me vlerë dhe të rralla që ruhen, si dhe ekspozita e përhershme muzeale në kuadër të Arkivit.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 9 prill 2022.






