Arkivi Shtetëror edhe këtë vit merr pjesë në Panairin e 34-të Ndërkombëtar të Librit që mbahet në QS “Boris Trajkovski – A1 Arena” nga 3 deri më 9 maj. Në këtë panair Arkivi Shtetëror prezantohet me rreth 50 tituj për ngjarje dhe personalitete të njohura historike, si dhe monografi e koleksione dokumentesh arkivore për historinë tonë. “Me pjesëmarrjen e Arkivit Shtetëror në Panairin e Librit në Shkup, historia dhe arkivimi në një farë mënyre popullarizohen dhe është një lloj nxitjeje që të rinjtë të interesohen më shumë për to”, tha drejtori dr. Emil Krsteski. Të gjitha botimet e Arkivit Shtetëror shiten me zbritje prej 30 për qind, ndërsa derisa të zgjasë panairi, e njëjta zbritje do të jetë në zyrat rajonale të Arkivit Shtetëror në Shkup, Veles, Tetovë, Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë, Shtip dhe Kumanovë.Në Qendrën Promocionale të panairit do të promovohen edhe dy nga botimet tona të fundit nga autorët: dr. Adnan Sherif dhe dr. Ljubica Janceva, dr. Katerina Mircevska dhe dr. Dimitar Gjorovski.




