Në kuadër të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Arkivit, në Arkivin Shtetëror - Njësia Prilep u hap ekspozita për personazhin dhe veprën e artistit dhe pedagogut tonë të njohur Sllobodan Mihajlloski-Dançe. Kjo ekspozitë vizatimesh dhe dokumentesh është shënuar edhe në katalogun e ngjarjeve të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, me seli në Paris.
Në hapjen e ekspozitës, për rëndësinë e arkivave, për bashkëpunimin me poseduesit privatë dhe për artistin ne fjale, fjalën e mori drejtori i Arkivit Shtetëror dr. Emil Krsteski dhe udhëheqësja e njësisë së Prilepit Elena Çagoroska.






