Drejtori i Arkivit Shtetëror, dr. Emil Krsteski, realizoi takim me Vilma Trajkovskën, bashkëshorten e ish-presidentit, Boris Trajkovski me të cilën bashkëbiseduan për mundësinë e dhurimit të dokumenteve dhe fotografive të tij private, të cilat do ta pasuronin dhe plotësonin fondin arkivor të ish-presidentit që e posedon Arkivi Shtetërorë.
Në takim u theksua ideja për organizimin e ekspozitës dhe botimin e një katalogu që do të përkujtonte veprimtarinë politike të presidentit Boris Trajkovski i cili do të realizohej në bashkëpunim me Fondacionin që mban emrin e tij.

