Në interes të avancimit të bashkëpunimit të tanishëm dhe krijimit të mundësive të reja për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e arkivave, dhe mbi të gjitha gjetjen e materialeve arkivore për historinë e Maqedonisë, një delegacion nga Arkivi Shtetëror vizitoi Arkivin Shtetëror të Austrisë më 20 shkurt 2023.
Gjatë vizitës u zhvillua takimi mes dr. Emil Krsteski, drejtor i Arkivit Shtetëror me dr. Helmut Vonot, drejtor i përgjithshëm i Arkivit Shtetëror të Austrisë, dr. Thomas Just dhe me dr. Harald Fiedler, përfaqësues nga Arkivi Ushtarak, në të cilin mundësohet shkëmbimi i përvojave nga studimet arkivistike, realizimi i projekteve të përbashkëta, marrja e mbështetjes nga ekspertët në lidhje me intensifikimin e procesit të digjitalizimit të dokumenteve historike dhe materialeve arkivore, trajnimi i arkivistëve nga arkivi ynë në Arkivin Shtetëror të Austrisë dhe u shqyrtuan mundësitë për hulumtimin e materialeve arkivore për historinë e Maqedonisë në arkivat në Austri. Në bisedë u theksua dëshira e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit mes dy arkivave. Në takim morën pjesë edhe Svetllana Usprcova dhe Karin Holzer, përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar në dy arkivat shtetërore. Këto bisedime ishin në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Arkivit të atëhershëm të Maqedonisë dhe Arkivit Shtetëror të Austrisë, të nënshkruar për një periudhë të pacaktuar, tashmë në vitin 1999.
Dr. Emil Krsteski, gjatë takimit të punës në arkivat në Austri, pati rastin të njihej me dokumente për historinë e vendit tonë nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, në Arkivin Ushtarak, dhe i’u prezantuan harta gjeografike nga Lufta e Parë Botërore dhe për të mësuar rreth procesit të digjitalizimit në Arkivin Shtetëror të Austrisë.Në kuadër të vizitës u ra dakord që deri në fund të shkurtit në Arkivin Shtetëror të dorëzohen kopje të dokumenteve, hartave dhe fotografive të shekujve 19 dhe 20 që kanë të bëjnë me Maqedoninë. Ndër to është edhe Udhërrëfyesi për Maqedoninë, i shtypur në gjermanisht në vitin 1905, autorë të të cilit janë gazetarë austriakë dhe gjermanë.Ky është një libër me të vërtetë i vlefshëm, i cili përmban të dhëna historike dhe gjeografike, harta, përshkrime të jetës, traditës dhe zakoneve të popullsisë në territorin e Maqedonisë në atë kohë.
Në Vjenë, dr. Emil Krsteski u takua edhe me dr. Thomas Aigner, kryetar i Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime Arkivistike (ICARUS – International Centre for Archival Research), në të cilin takim u diskutua për përfshirjen e Arkivit Shtetëror në projektet ICARUS dhe mundësinë e marrjes së licencave për disa nga projektet e tyre dhe aplikimin e tyre në territorin e vendit tonë.
.



