Me iniciativë të Arkivit Shtetëror në qytetin e Shtipit ditën e djeshme është vendosur ekspozita "Maqedonia përkujton - që asnjëherë të mos harrohet", e cila tregon për deportimin e hebrenjve maqedonas 80 vjet më parë. Në galerinë e artit "Bezisten", para qytetarëve të pranishëm dhe adhuruesve të së kaluarës historike ekspozitën e promovuan autorët: dr. Jasmina Damjanovska nga Arkivi Shtetëror, dr. Aleksandar Manojlovski nga Instituti i Historisë Kombëtare dhe udhëheqësi i Njësisë të Arkivit Shtetëror - Shtip, Mario Parizov.
Ata në fjalimet e tyre iu referuan këtij momenti tragjik të historisë sonë të re ku vuajtën edhe rreth 600 hebrenj të Shtipit. Muajin e kaluar qytetin e Shtipit e vizitoi Shela Altarak, një ish-banore e këtij qyteti, e cila tani jeton në Izrael dhe e cila është e vetmja e mbijetuar dhe e shpëtuar nga deportimi. Ekspozita përmban mbi 200 fotografi dhe dokumente të ndara tematikisht. Qytetarët e Shtipit kanë mundësi ta vizitojnë ekspozitën në galerinë e arteve, e cila do të jetë e vendosur deri më 14 prill 2023, ku udhëheqësi Mario Parizov apeloi shkollat që të organizojnë vizita për nxënësit.
Në këtë ngjarje mori pjesë drejtori i Arkivit Shtetëror, dr. Emil Krsteski.






