351448078_899781057785740_3547141317785695017_n

ARKIVI I OHRIT FESTON 9 QERSHORIN – DITËN NDËRKOMBËTARE TË ARKIVAVE

Arkivi Shtetëror - Njësia e Ohrit, aktivisht i bashkohet aktiviteteve në kuadër të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Arkivave dhe Ditës Ndërkombëtare të Arkivave: 9 qershor. Me atë rast në oborrin e institucionit u organizua një ekspozitë në ambient të hapur, ku janë ekspozuar riprodhimet e dokumenteve historike dhe fotografive nga jeta shoqërore dhe kulturore e Ohrit dhe rrethinave më të gjera të shekullit të kaluar. Dokumentet historike dhe materialet arkivore të ekspozuara në këtë ekspozitë, e cila do të zgjasë deri më 16 qershor, janë kontribute nga fondet arkivore personale dhe institucionale në pronësi të Arkivit në Ohër dhe të përgatitura nga punonjësit e Arkivit Shtetëror - Njësia Ohër.

351513502 920836582358174 8440383646486778276 n

Postimet e fundit