1

ARKIVI SHTETËRORË DHE KOMUNA E DIBRËS DO TA SHËNOJNË PËRVJETORIN E KRYENGRITJES SË DIBRËS

Zëvendës-drejtori i Arkivit Shtetëror, prof. dr. Muzafer Bislimi, më 28 korrik 2023 (e premte), ka pasur një takim me kryetarin e Komunës së Dibrës, dr. Hekuran Duka, ku është diskutuar për aktivitetet e përbashkëta të ardhshme që duhet të realizohen në muajin shtator.

1 2

Komuna e Dibrës do të jetë nikoqir i ekspozitës ,,110 vjet nga Kryengritja e Dibrës (1913)'' nga autorët prof.dr. Muzafer Bislimi dhe dr. Nikolla Mitroviç, njëkohësisht në rast të veçantë do të promovohet botimi ,,Kryengritja e Dibrës nga viti 1913-dokumente serbe'' përkthyer në gjuhën maqedone dhe shqipe (dy vëllime). Përkthimi në gjuhën maqedone është nga prof. Muzafer Bislimi dhe në gjuhën shqipe nga prof. Muzafer Bislimi dhe mr. Irfete Ibraimi. Zëvendës-drejtori prof.dr. Muzafer Bislimi i dhuroi Komunës disa botime nga libri ,,Dokumente shqipëtare për historinë e Maqedonisë, prefektura Dibër (1941-1944) ,bëhet fjalë për botim të njohur për historinë e rrethit të Dibrës.

Arkiv.Diber3

Postimet e fundit