4

       U PROMOVUA LIBRI "KRYENGRITJA E DIBRËS-OHRIT E SHTATORIT TË VITIT 1913,, NË DIBËR

 Në praninë e shumë qytetarëve dibran dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të martën me datë 3 tetor të vitit 2023, u promovua libri ''KRYENGRITJA E SHTATORIT DIBËR - OHËR E VITIT 1913'' i cili autori është zëvendës drejtori i Arkivit Shtetëror prof. dr. Muzafer Bislimi.
            Gjatë promovimit të pranishmëve ju drejtuan, z. Hekuran Duka, kryetar i Komunës së Dibrës njëherit dhe nikoqir i evenimentit, promovuesi i botimit në gjuhën maqedone gjithashtu edhe recenzent i botimit dr. Nikolla Mitroviç, promovuesja e botimit në gjuhën shqipe znj. Qëndresa Paçuku dhe autori i librit prof.dr. Muzafer Bislimi. Me adresimin e tij, autori theksoi se Arkivi Shtetëror do të vazhdojë të hulumtojë dhe publikojë dokumente për të kaluarën e afërt dhe të largët, ndërsa shprehu besimin se ky libër do të tërheqë vëmendjen e lexuesëve jo vetëm nga Dibra por edhe më gjërë. Botimi së shpejti do të jetë në dispozicion të publikut shkencor dhe lexuesëve për të cilat do të vijojnë informacione në faqen e internetin të Arkivit Shtetëror.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim mes Komunës së Dibrës dhe Arkivit Shtetëror, dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë me nisma të përbashkëta për afrimin e historisë së rajonit të Dibrës.

1 4
3 3

Postimet e fundit