Në kuadër të bashkëpunimit të mirë tradicional ndërshtetërorë, është dhënë iniciativë për krijim të bashkëpunimit mes Arkivit tonë shtetëror dhe Arkivit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Si rezultat i nismës së lartëpërmendur dhe dëshirës së të dy palëve për bashkëpunim të mirë ndër arkivor, prof. dr. Adamir Jerkoviq, drejtor i Arkivit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, më 28 nëntor 2019 e vizitoi Arkivin tonë shtetëror dhe pati takim me drejtorin dr. Emil Krsteski.
Në takim u propozua për nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim mes dy institucioneve arkivore dhe u dakordua që dr. Emil Krsteski të vizitojë Sarajevën dhe të hapet ekspozitë për historinë e popullit maqedonas përmes dokumenteve arkivore. Dr. Emil Krsteski pranoi propozimin e dr. Jerkoviq që Arkivi i Bosnjës dhe Hercegovinës të organizojë një ekspozitë në Shkup për 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, në korrik të vitit 2020.