profilnologoWEB

Delegacion i Agjenturës arkivore federale të Faderatës Ruse (ROSARHIV) në vizitë pune në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Delegacion nga Agjentura arkivore federale (ROSARHIV) e Federatës Ruse, e udhëhequr nga z. Andrej Nikolaeviç Artizov, në periudhën prej 17 deri 19 prill 2019, bëri vizitë pune kthyese në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nikoqir i të cilëve ishte drejtori, z. Kiril Petrov.

Në përbërjen e delegacionit nga Federata Ruse, përveç drejtorit z. Artizov ishin dhe z. Sergej Mironenko, drejtor në Arkivin Shtetëror të Federatës Ruse (GARF) dhe z-nja. Jana Zlatkis, specialist arkivor nga i njejti arkiv.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Federatës Ruse në Shkup, E.T. z. Serje Bazdnikin, si dhe z. Jani Bogoevski nga Ministria e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Drejtori, z. Kiril Petrov shprehu kënaqësi me rrjedhën e deritanishme të realizimit të iniciativave dhe projekteve të dakorduara, dhe i informoi mysafirët për hapat e marra nga ana e tij.

Të dy institucionet përmes grupeve punuese të themeluara, po punojnë intensivisht në përgatitjen dhe publikimin e botimeve të përbashkëta për historinë e emigracionit rus në Maqedoni si dhe për historinë e popullit maqedonas, konstatuan të dy drejtorët.

Drejtorit, z. Andrej Nikolaeviç Artizov dhe ambasadorit të Federatës Ruse në Shkup, E.T. z. Sergej Bazdnikin nga pala maqedonase u prezantuan informacione nga hulumtimet e kryera për praninë e personelit ushtarak rus në territorin e Maqedonisë gjatë Luftës së Parë Botërore

Të dy palët propozuan aktivitete të reja për thellimin e hulumtimeve në kontekst të historisë ushtarake nga të dy luftërat botërore.

Në kuadër të vizitës, delegacioni pati mundësinë të njihet me strukturën organizative të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mënyrën e punës në sektoret dhe njësitë ku anëtarëve të delegacionit u prezantuan përvoja praktike nga punonjësit.

Postimet e fundit