Duke patur parasysh interesin e përbashkët shkencor dhe profesional, të sigurtë së vendosja e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të vazhdueshëm paraqet një sfidë dhe pasuron aktivitetet profesionale në fushën e arkivistikës, të sigurtë se avancimi i bashëpunimit ndërkombëtar në fushën e arkivistikës është një element themelor për sigurimin e mbrojtjes adekuate të materialit arkivor si e mirë kulturore, dhe duke iu referuar Kodit Ndërkombëtar etik të arkivistëve, e miratuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave në mbledhjen e tij të 6 shtatorit të vitit 1996 në Pekin, drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Kiril Petrov dhe Drejtori i Arkivit të Vojvodinës dr. Nebojsha Kuzmanoviq me 5 korrik 2019 në Novi Sad, lidhën Memorandum për bashkëpunim.
Memorandumi për bashkëpunim ka për qëllim zbatimin e interesave të përbashkëta për avancimin e bashkëpunimit në fushën e shkencës dhe profesionit arkivor, vendosjen dhe avanicimin e bashkepunimit mes palëve nënshkruese, organizatave profesionale dhe arkivistëve.


