ForumSL

Ekspozita "Gratë dhe Lufta e Madhe" – e hapur në UNESCO, Paris (9 prill 2019)

Drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Kiril Petrov, me ftesë të Forumit të kulturave sllave (www.fsc.si) mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Gratë dhe Lufta e Madhe” në selinë e UNESCO-s në Paris, si dhe në takimin partnerial për projektin “Together”(“Së bashku”).

Ekspozita "Gratë dhe Lufta e Madhe" u iniciua në një takim të Forumit të Kulturave Sllave në Varshavë, 2019 dhe është pjesë e projektit të quajtur "Together", i cili përfshin përgatitjen e një Udhëzuesi për material arkivor për Luftën e Parë Botërore në arkivat shtetërore të vendeve sllave dhe Regjistri të Institucioneve arkivore në shtetet anëtare të Forumit të kulturave sllave.

Në përgatitjen e ekspozitës "Gratë dhe Lufta e Madhe" morën pjesë tetë institucione partnere nga vendet sllave: Muzeu historik kombëtar nga Bjellorusia, Agjencia shtetërore e arkivave të Republikës së Bullgarisë, Agjecia shtetërore Ruse për dokumentacion filmik dhe fotografik, Arkivi I Sërbisë dhe Fakulteti i Arteve pranë Universitetit të Lubjanës.

Arsyeja për përgatitjen e ekspozitës “Gratë dhe Lufta e Madhe” ishte njëqindvjetori i Luftës së pare botërore (1914-1918) dhe situate e gruas gjatë koës së asaj lufte, si dhe pesëmbëdhjetë vjetori i themelimit të Forumit të kulturave sllave.

Përmes dukumenteve dhe fotografive të paraqitura në ekspozitë, lind pyetja: “A ndihmoi Lufta e Madhe në ndryshimin e gjendjes të grave dhe nëse lufta e imponoi angazhimin më intensiv të grave si fuqi punëtore?”. Gratë gjatë Luftës së parë botërore, por edhe pas përfundimit të saj, nuk shiheshin më thjeshë si nëna dhe amvise.

Ekspozita na tregon si gruaja është menaxhuar me gjendjen e luftës brenda familjes, punën e bamirësisë, situatat e refugjatëve, historitë personale, të drejtat e grave dhe emancipimin.

Secili prej arkivave të shteteve pjesëmarrëse në ekspozitë përgatiti nga pesë pano, të cilat më vonë u hartuan dhe u shtypën nga Forumi i kulturave sllave, i cili gjithashtu përgatiti dhe shtypi katalog për ekspozitën.

Hapja e ekspozitës u zhvillua më 9 prill 2019, në orën 09:00 në selinë e UNESCO-s në Paris (Salle des Pas Perdus – 7 place de Fontenoz, Paris 7e), dhe në paraqitjen e saj, fjalime përshëndetëse kishin: E.T z. Andrej Slapnicar, ambassador – delegate i përhershëm i Republikës së Sllovenisë në UNESCO; z-nja. Sanije Gjulser Korat, drejtor në njësinë për barazi gjinore në UNESCO dhe d-r. Andreja Rihter, drejtor i Forumit të kulturave sllave.

Në hapjen e ekspozitës mori pjesë edhe E.S z-nja. Jadranka Caushevska Dimov, ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Francës.

Ekspozita do të jetë e ekspozuar në UNESCO deri më 15 prill 2019, dhe pas kësaj dë të prezantohet në vendet anëtare të Forumit të kulturave sllave.

Postimet e fundit