Drejtori i Arkivit Shtetëror Dr. Emil Krsteski pati takim pune me Rektorin e Universitetit të parë privat FON prof. Dr. Nano Ruzhin. Në takim u diskutua për mundësinë për shfrytëzim të shërbimeve të Arkivit shtetëror nga ana e studentëve të FON-it. Drejtori Krsteski theksoi se arkivi është i hapur për të gjithë studentët në vend dhe se stafi i arkivit me kënaqësi do ti drejtojë studentët deri te informatat e nevojshme. Në takim u dakordua që në periudhën e ardhshme të nënshkruhet zyrtarisht Memorandum bashkëpunimi midis Arkivit shtetëror dhe Universitetit FON.
Arkivi i Shtipit ruan dëshminë origjinale me nënshkrimin e Goce Delçevit
Свидетелства, дипломи, нотни записи, црковни книги, ракописи, фотографии се чуваат на долгите полици во депоата
