MA 27-28-2020logo

DOLI NUMRI I RI I REVISTËS ARKIVISTIT MAQEDONAS

Në numrin e ri të revistës "Arkivisti Maqedonas" (Nr. 27-28, 2020), i cili botohet nga Arkivi i Shtetëror dy herë në vit, botohen artikuj aktualë dhe shkencorë-historikë, të cilët tërheqin vëmendjen e lexuesve.

Valentina Trajanoska shkruan për vlerat e dokumenteve të rëndësishme që gjenden në depot e Arkivit Shtetëror, Elisaveta Markoviç, tekstin e saj ia kushton rëndësisë dhe rolit të arkivistëve dhe arkivimit si profesion, në përgjithësi, mr.Emilia Rop jep një përmbledhje të funksionimit të Institutit Parlamentar dhe ndikimin e tij në lidhje me dixhitalizimin e materialit arkivor në Arkivin Shtetëror dhe pranimin e vlerave dhe ligjeve aktuale Evropiane nga Arkivi, dhe Svetlana Usprcova analizon rolin dhe domethënien e organizatës ndërkombëtare të historisë familjare "Family Srç", e cila është organizata më e madhe gjenealogjike në botë, me seli në Solt Lejk Site , SHBA.

Për shfrytëzimin e materjalit arkivor ne njësin e Arkivit Shtetëror të Tetovës gjatë periudhës 1991 deri vitin 2019 për aktivitetet e tij të përgjithshme gjatë punës arkivore shkruajë mr.Mladen Matovski dhe Ivica Poposki. Në numrin e ri të "Arkivistit Maqedonas" kanë tekstet e tyre dhe mr.Viktor Nedeski, i cili jep fakte të reja dhe bën krahasime për karakterin e Shën Gregorit të Ohrit përmes prizmës të disa burimeve arkivore, dhe mr. Marina Gjorgievska shkruan për rolin dhe domethënien e Svetozar Raiqeviç si kurator dhe etnolog-antropolog.

Për funksionimin dhe domethënien e Kryepeshkopatës së Ohrit nga fundi i shekullit të 14-të deri në shfuqizimin e saj në 1767, shkruan Mitropoliti i Tetovës dhe Gostivarit, Z. Josif. Në seksionin "Dokumente dhe materiale" Dr. Jasmina Damjanovska jep një shpjegim dhe pasqyrë të ngjarjeve në Maqedoni në lidhje me hebrenjtë dhe listat e hebrenjve nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi të cilët u mbyllën më 11 mars 1943 në Kampin e Përkohshëm të Përqendrimit në Shkup së bashku me Dr. Lenina Zhila në një artikull të veçantë japin një përmbledhje të bisedave të zhvilluara midis Krste Crvenkovskit dhe Todor Zhivkov, lidhur me "çështjen maqedonase" dhe që u zhvilluan më 5 dhjetor 1966 në Beograd.

Botimi i ri i "Arkivistit Maqedonas" mund të blihet në bibliotekën e Arkivit Shtetëror.

Shkup, 20 tetor 2020

Shkarko: „Arkivisti maqedonas“ nr. 27-28, 2020

Postimet e fundit