9izdanl

ARKIVI SHTETËROR VITIN E RI E FILLON ME 9 TITUJ TË RINJ

Veprimtaria botuese e Arkivit shtetëror, e ka pasuruar biblioteken e saj me 9 tituj të rinj që besojmë që do ta kënaqin etjen e pashuar të dashamirësve të historisë dhe lëtërsisë së vendit tonë. Bëhet fjalë për vepra që me shkathtësi dhe hollësi trajtojnë tema të rëndësishme që do të zgjojnë më tej kureshtjen e lexuesve, dhe ato paraqesin hulumtim nga materiali i pasur me të cilin disponon arkivi shtetëror maqedonas.

Titulli i parë ‘’Regjistrimi i zejtarëve nga ballkani në Stamboll (1902-1903)’’ autori i të cilit është prof. Dr. Dragi Gjorgiev merret me migracionin ekonomik të popullsisë mashkullore të aftë për punë nga territoret e ballkanik gjate perandorise osmane i cili numëron gati 4000 njerëz, sipas regjistrimit osman të bërë në vitin 1902/03. Ideja e këtij libri është të shohë shkallën e migrimit ekonomik nga Gadishulli Ballkanik drejt Stambollit në dekadën e fundit të dominimit osman dhe ëfarë rëndësie ka pasur kjo qendër për ekzistencën e shumë njerëzve nga një rajon shumë i gjërë.

Titulli i dytë ‘’Kronikat e fshatrave në rajonin e Enixhevardarit, Vodenit, Kukushit, Drama, Lerinit dhe Kosturit’’ vëllimi III, libri 1 dhe 2, autor i së cilës janë dr. Katerina Mirçevska, dr. Dimitar Lorovski dhe dr. Lubica Jançeva paraqesin vazhdimin e koleksioneve ‘’Kronika e fshatrave në Kostur’’ vëllimi 1, libri 1 dhe 2 të botuara në vitin 2018, dhe ‘’Kronika e fshatrave të Lerinit’’ vëllimi 2, libri 1 dhe 2, të botuara në vitin 2019 dhe i njejti është përfundim i projektit ‘’Kronika e vendbanimeve në pjesën e Maqedonisë në Greqi’’. Bëhet fjalë për burime shumë interesante arkivore në fushën e historisë gojore që kanë të dhëna për shumë aspekte të jetës së përditshme, socio-politike, kulturore të Maqedonasve në Greqi, por edhe pjesemarrjen e tyre në ngjarjet historike në Maqedoninë osmaane në periudhën nga fundi i shekullit 19 deri nl përfundimin e luftës civile në Greqi mes shekullit 20.

Titulli i tretë ‘’Petar Manxhukov (1878-1966) dhe botëkuptimi i tij anarkist’’ i përgatitur nga redaksia prof. Dr. Makedonka Mitrova, paraqet një vazhdim të koleksionit të dokumenteve me titull: ‘’Petar Manxhukov (1878-1966)’’: anarkist dhe kritik i një moderniteti (botime dhe letra)’’ botuar në vitin 2019. Vëllimi dhe materiali domethënës kërkuan vazhdimin e dytë që hulumton në detaje jetën dhe veprën e anarkistit Petar Manxhukov, i cili është një nga figurat e pashmangshme historike të ballkanit të cilët lanë vepra të pasura gazetareske. Ky libër është një lloj thesari i personalitetit të tij, veprimit dhe luftës së një brezi intelektualësh të cilët rrezikuan jetën e tyre për të arritur të drejtat dhe liritë njerëzore. Pjesa e dytë fokusohet në tregimet e tij letrare dhe publikimet, dhe me një theks të veçant marëdhëniet e tij me kolegët e tij bullgar. Ideja e Manxhukov se anarkizmi është shum më shumë se një ëndërr utopike, sublimohet në një lexim padyshim interesant, i cili do të mbajë vëmendjen tuaj deri në faqen e fundit.

Titulli i katërt ‘’Ikonografi Ballkanike’’ me autor dr. Nano Ruzhin paraqet një studim të thelluar të projektit ‘’Ikonografi’’, i cili filloi me punim të botuar më parë, ‘’Ideja Evropiane dhe balikonografitë ballkanike’’ botuar në vitin 2014. Ai fokusohet në thellimin e analizës së fenomenologjisë së inkonografisë së popujve ballkanik, mitologjinë ballkanike, legjendat, epikës si pëlhura themelore e ikonografisë dhe i formuloi ato me shkathësi në një vepër të pasur që pa dyshim është e lidhur pazgjidhshmërisht me identitetin kombëtar dhe kombin. Autori me shkathtësi krijon një lloj kolazhi kulturoro-politik të ‘’ikonave’’ në të cilin luan me magjitë dhe kulturën masive duke përzier me trendet jugosllave dhe jep një përmbëledhje të ashtuquajturit tërmeti i dytë katastrofik i quajtur Shkupi 2014.

Titulli i pestë ‘’65 vjet arkiv në Prilep (1955-2020)’’ redaktuar nga Elena Çargoska paraqet një lloj pasqyre të punës së Arkivit në Prilep, i cili tash e 65 vjet është afirmuar si themel i rëndësishëm i indentitetit maqedonas. Me thesarin e tuj të pasur kulturor dhe historik me fonde dhe materiale arkivore, u mundëson hulumtuesve vendas dhe të huaj që të kenë qasje në thesarin piktoresk. Qëllimi i kësaj monografie është të informohet publiku për punën dhe zhvillimin historik të institucionit, kompetencat e tij dhe detyrat, por edhe me rezultatet e arritura në veprimtarinë e tij.

Titulli i gjashtë ‘’Dokumente Osmane për historinë e Maqedonisë regjistrime nga shek XIX, Sanxhaku i Shkupit, Kaza Shkup (1832/33)’’ libri 1, pjesa 1 (në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe) autor i të cilit janë doc. Dr. Adnan Sherif, prof. Dr. Muzafer Bislimi, Mr. Irfete Ibraimi, paraqet vazhdim të serisë ‘’ Dokumente Osmane për historinë e Maqedonisë, regjistrime nga shek. XIX – regjistrim për Sanxhakun e Shkupit’’, kësaj here për Kazanë e Shkupit të Sanxhakut të Shkupit (ejalet) në gjysmën e parë të shekullit XIX, gjegjësisht 1832/33, e cila në fakt paraqet vazhdim të serisë së filluar nga ASHRMV nga viti 2018/19 për regjistrimin e popullsisë muslimane në Kazanë e Kërçovës dhe Tetovës brenda sanxhakut të Shkupit. Të dhënat të paraqitura përmes këtij botimi nga autoritetet osmane, përveç të dhënave demografike gjithashtu përfshijnë edhe të dhëna shumë të rëndësishme me karakter të përgjithshëm njejtë si dhe në botimet e mëparshme të kësaj periudhe, qoftë për numrin e popullsisë, ose për të dhënat personale të personave që përbënin familjen e përmendur. Njëkohësisht ky botim do të paraqet një nxitje të mirë dhe arsye më shumë për studimin e popullsisë në Maqedoni nga të gjitha sferat e shkencës.

Titulli i shtatë ‘’Dokumente diplomatike rumune për Maqedoninë (1901-1903)’’ vëllimi 2, autor i së cilit është Bllagoj Zashov paraqet përmbëledhje të dyqind viteve para Kryengritjes së Ilindenit, si dhe kthesa e vitit 1903. Kjo është arsyeja pse dokumentet e mbledhura në këtë vepër kanë rëndësi të madhe për historinë maqedonase. Në faqet e këtij libri, autori paraqet me shkathtësi ngjarjet më të rëndësishme nga ajo periudhë siç janë prishjet e mëdha në Organizatën e brendhsme maqedonase, përpjekjet e forta të Komitetit suprem maqedonas nga Sofja për ta marrë udhëheqjen e TMRO, vdekja e Goce Dellçev, atentatet e selanikut dhe natyrisht kryengritja e Ilindenit. Padyshim, kjo vepër paraqet një lexim intrigues dhe interesant për hulumtuesit, ashtu edhe për publikun e gjërë.

Postimet e fundit