слика иматели

Thirrje publike për poseduesit privat për të dhuruar materiale arkivore

Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut, në interes të poseduesve dhe studiuesve nga vendi dhe jashtë tij, ndërmerr vazhdimisht aktivitete për zbulimin dhe evidentimin e materialeve arkivore që ndodhen në pronësi private.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë materiale arkivore (dokumentacion) të tregojnë përgjegjësi shoqërore dhe t’ia dhurojnë ato Arkivit Shtetëror – një institucion që kujdeset për kujtesën kolektive dhe të kaluarën historike.

Pronarëve privatë dhe trashëgimtarëve ligjorë u ofrohet mundësia të dhurojnë materiale me rëndësi të veçantë për historinë kombëtare dhe lokale, si dhe për jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore të së kaluarës. Materialet e dhuruara do të ruhen në mënyrën e duhur, do të mbrohen fizikisht dhe teknikisht, do të përpunohen dhe do të jenë të aksesueshme për qëllime shkencore.

Thirrjen e plotë mund ta shihni ketu.

Postimet e fundit