Mbledhja e Përgjithshme e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave(International Council on Archives) më 16 nëntor 2020 zhvilloi një takim virtual në zoom, në të cilin morën pjesë mbi 120 drejtorë të arkivave kombëtar, përfshirë dhe drejtorin e Arkivit Shtëror, Dr. Emil Ksteski.
Takimi, i kryesuar nga krzetari i MSA, Dejvid Friker, u përqëndrua në zbatimin e konkluzioneve të përgjidhshme nga mbledhja e mëparshme, miratimin e kornizës së buxhetit të organizatës për vitin e ardhshëm, si dhe axhendën për takimin e ardhshëm të Këshillit Ndërkombëtar, i cili është planifikuar të mbahet në tetor të vitit 2021 në Abu Dabi, si dhe për Konferencën Vjetore të planifikuar për në Shtator të vitit 2022 në Romë. Nënkryetari, Norman Sharbono dhe Sekretari i Përgjithshëm, Antea Sells,
gjithashtu kishin raportet e tyre në këtë mbledhje. Në këtë Mbledhje të Përgjithshme, vëmendje e veçantë iu tërhoq pjesës që u diskutua për aktivitetet e Komisionit të Vlerësimit dhe raportet strategjike, të cilat mbizotëruan në temën e rinovimit dhe azhurnimit të Arkivave si institucione dhe afirmimin e profesionit - arkivist.
Gjatë këtij takimi, Drejtori, Dr. Emil Krsteski informoi të pranishmit mbi strukturën dhe funksionimin e Arkivit Shtetëror, proceset e dixhitalizimit të dokumenteve arkivore dhe materialeve historike, si dhe festimin e 70 vjetorit të Arkivit. . Ai ftoi Kryetarin, Nënkryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave dhe Kryetarin e degës Evropiane të MSA, Çarlls Feruxha, të marrin pjesë në festimet që do të organizohen për këtë rast në Shkup, gjatë Marsit të vitit 2021, natyrisht, nëse ka kushte për këtë, duke pasur parasysh kërcënimet nga pandemia e Covid 19 për shëndetin e popullatës.



