profilnologoWEB

VIZITË PUNE NË ARKIVIN E SHQIPËRISË

Gjatë vizitës së punës, në periudhën prej 5 deri më 8 tetor 2020, një delegacion nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, hulumtoi në Arkivin e Shqipërisë, i përbërë nga: Dr. Muzafer Bislimi - Zëvendës Drejtor, Mr. Irfete Ibraimi- këshilltare, dhe Mr- Klimentina Ivanovska, - udhëheqëse e njësis.

Si pjesë e hulumtimit në Arkivin e Tiranës, Republika e Shqipërisë, u bë një rishikim i plotë i dokumentacionit nga fondi: "Territoret e Çliruara" ("Tokat e lira") që lidhen me Maqedoninë në periudhën 1941-1944. I gjithë fondi është shqyrtuar dhe janë porositur gjithsej 222 skedarë me rreth 3000 faqe, të cilat duhen skanuar nga ana e tyre, dhe më pas të dërgohen në arkivin tonë.

Në të njëjtën kohë, gjatë hulumtimit, është porositur dhe njëkohësisht u mor një CD me materiale për aktivitetin dhe jetën e Nënë Terezës (gjithsej 34 dokumente) dhe 91 dokumente të tjera nga fondi "Tokat e Lira" (Territoret e Çliruara) .

Gjithashtu është rënë dakord me drejtorin e Arkivit në Tiranë, që me këto materiale dhe materialet nga hulumtimi vitin e kaluar për periudhën 1941 - 1944, si dhe materialet nga arkivi ynë: "Organet Nacional-çlirimtare popullore", "Organet Pushtuese", Njësitë Ushtarake dhe Organizatat " (1941 - 1944) të bëhet një projekt-fonde i përbashkët, nga tonat dhe arkivi i tyre. I gjithë dokumentacioni që i referohet kësaj periudhe dhe është i disponueshëm në të dy arkivat të jet në dispozicion të studiuesve të të dy vendeve, në mënyrë që përdoruesit (studiuesit, hulumtuesit ...) të mund të kenë qasje në të gjithë dokumentacionin,i cili është me interes të përbashkët.

Postimet e fundit