Veprimtaria botuese e arkivit shtetëror e pasuroi biblotekën e saj me një titull të ri‘‘Petar Manxhukov (1878-1966) dhe botëkuptimi i tij anarkist’’ autor i të cilit është prof.dr. Makedonka Mitrova, është një vazhdim i koleksionit të dokumenteve me titull: ‘‘Petar Manxhukov (1878-1966): anarkisti dhe kritiku i një bashkëkohori (botime dhe letra)’’ botuar ne vitin 2019.
Vëllimi dhe materiali domethënës kërkoi nevojë për një vazhdim të dytë që shqyrton në detaje jetën dhe veprën e Petar Manxhukov, i cili përket në një prej figurave historike ballkanike të pashmangshme që la pas një vepër të pasur gazetareske. Ky libër është një lloj thesari i personalitetit, veprimit dhe luftës së tij të një brezi intelektualësh lirindashës që rrezikuan jetën e tyre për të aritur të drejat dhe liritë e njerzimit.
Vazhdimi i dytë përqëndrohet në tregimet dhe botimet e tij letrare, me një theks të veçantë në marrëdhënien e tij me punonjësit social dhe kolegët bullgarë. Ideja e Manxhukov se anarkizmi është shumë më tepër se sa një ëndërr utopike, sublimohet në një lexim interesant, i cili do të mbajë vëmmendje tuaj deri në faqen e fundit, dhe në të njëjtën kohë do tju prezantojë me shkathtësi në një periudhë krejt tjetër dhe në të njëjtën kohë progresive, duke dhënë një pamje të ngjarjeve historike të asaj periudhe në një menyrë pak më ndryshe dhe jokonvenciale.
