Osmanliski Dokumenti MK logo

LIBËR I RI I BOTUAR NGA ARKIVI SHTETËROR

Arkivi shtetëror botoi ‘’Dokumentet Osmane për historinë e Maqedonisë, regjistrimet e shek. XIX, Sanxhaku i Shkupit, Kaza Shkup, 1832/33’’, libri 1, pjesa 1, nga autorët: Doc. Dr. Adnan Sherif, prof. Dr. Muzafer Bislimi dhe mr. Irfete Ibraimi.

Në këtë pjesë të librit bëhet fjalë për regjistrim të popullsisë së fesë islame të lagjeve në Shkup – gjithësej 41 lagje, fshatrat të cilat janë në rrethinën e Çairit – gjithësej 19 fshatra, fshatrat në rre-thinën e Karadakur (Mali i Zi i Shkupit) – gjithësej 9 fshatra, fshatrat në rrethinën e Karshiakës – gjithësej 37 fshatra, fshatrat në rrethinën e Dërvenit – gjithësej 8 fshatra dhe mëhallat – fiset në qy-thetin e Kaçanikut si dhe fshatrat e Nahisë së Kaçanikut – gjithësej 21 fshatra të Kazasë Shkupit në gjyshmën e parë të shek. XIX (1832/33).

Duke pasur parasysh se ky regjistrim paraqet regjistrimin e parë modern i kryer ndonjëherë në terri-torin e shtetit osman në historinë e saj, lirisht mund të vlerësohet si një tregues i shkëlqyeshëm për saktësinë e numrit të popullatës mashkullore muslimane në Kaza të sanxhakut të përmendur.

Me këtë regjistrim të popullsisë sipas përkatësisë fetare nga ana e shtetit osman, qëllimi ishte i qartë: të ketë kontroll të vazhdueshëm dhe kornizë për rishikim të potencialit të përgjithshëm të popullsisë muslimane në rekrutimin e nevojshëm ushtarak si dhe për potencialin e popullsisë jomuslimane gjatë mbledhjes së llojit të veçantë të taksës ushtarake. Në të njejtën kohë këto fletore moderne shërbyen edhe si evidencë e shtetit për gjendjen e përgjithshme të popullsisë, ekuivalente me librat e regjitrave të sotëm.

Publikimi përmban të dhëna për shtatë-tetë gjenerata më parë, gjë që paraqet lehtësim të madh për popullsinë e sotme për mbledhjen precite të degëve familjare.

Ky botim është botuar në dy gjuhë, në maqedonisht dhe shqip.

Shkup, shkurt 2021

Postimet e fundit