Përfaqësuesit e Arkivit Shtetëror, së bashku me drejtorin dr. Emil Krsteski, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare virtuale „RootsTech Connect“, e cila u mbajt nga 25 deri 27 shkurt 2021.
Organizator i kësaj konference ishte „FamilySearch International“, organizata më e madhe gjenealogjike në botë, me seli në Salt Lake City, në Juta – SHBA, e themeluar në vitin 1894 si Shoqëri gjenealogjike e Juta-s.
„FamilySearch“ është organizatë jofitimprurëse, e përkushtuar në mbledhjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e dokumenteve të të gjithë botës, që kanë të bëjnë me histori familjare.
„FamilySearch“ bashkëpunon me mbajtësit e dokumenteve arkivore me qëllim të ndihmojë gjatë ruajtjes së dokumenteve për evidentim të qytetarëve, dokumentet kishtare, dokumentet për regjistrim, dokumentet ushtarake, historitë familjare, historitë lokale, dhe lloje tjera dokumentesh, dhe përmes qendrave të tyre, të cilat i kanë rreth 4.600 në të gjithë botën, sigurojnë qasje deri te dokumentet e digjitalizuara.
Konferencat „RootsTech“ deri në vitin e kaluar mbaheshin në Salt Lake City dhe numri i pjesëmarrësve në këto konferenca u rrit nga viti në vit, dhe disa vitet e fundit arriti në 100.000.
Konferenca e parë „RootsTech“ jashtë SHBA-së, u mbajt në nëntor të vitit 2019 në Londër, Mbretëria e Bashkuar, dhe në të morën pjesë gati dhjetë mijë pjesëmarrës.
Konferenca „RootsTech“ është me interes të veçantë për të gjithë ata që mirren me hulumtim të historisë ose atyre që janë të interesuar për përpilim të pemës familjare me emra, data, vende, fotografi, regjistrime audio dhe ngjarje.
Një nga sesionet e konferencës këtë viti ishte e fokusuar për komunitetin arkivor, dhe u organizua tryezë e rrumbullakët për arkivistët nga Evropa, në të cilën u prezantua bashkëpunimi i „FamilySearch“ me arkivat në Evropë (Itali, Finlandë, Portugali, Spanjë, Gjermani etj.).
Konferenca vjetore „RootsTech“ u hap nga Drejtori gjeneral i „FamilySearch“,z. Stiv Rokvud, dhe morën pjesë përfaqësues nga ml shumë se 200 vende dhe territore, temat u prezantuan në 11 gjuhë dhe u organizuan në më shumë se 1.500 sesione dhe nëntë kategori, shumica e të cilave mund të gjenden në linkun vijues:
Nick and Will Keynote: Hope, Strength, and Inspiration • RootsTech Connect 2021 • FamilySearch