Tekst i Katerina Bllazhevska për ,, Dojçe vele'', 5 maj 2021
DOKUMENTET MË INTERESANTE DHE MË TË VLEFSHME TË SHKRUARA NGA DORA E GOCE DELLÇEV JANË NË ARKIVAT MAQEDONASE. A DO TË GJENDEN NË BOTIMIN E PËRBASHKËT MAQEDONASE-BULLGARE?
Ende nuk është e sigurtë a do të botohet gjithçka që është shkruar nga dora e Goce Dellçev (1872-1903) në botimin e madh vitin e ardhshëm, kur dë të shënohet 150 vjetori i lindjes së tij. Mihaill Gruev, historian dhe kryetar i agjencisë shtetërore bullgare ‘’Arkivat’’, për BGNES deklaroi se në bashkëpunim me Arkivin shtetëror maqedonas kishte qëllim të botohet një botim i tillë, në të cilin do të përfshihen të gjithë dokumentet që deri më sot ruhen në arkivat maqedonase dhe bullgare, që janë të shkruara nga Goce Dellçev. Por sa i përket realizimit, ekziston përshtypja se pala maqedonase duket se ka qëndruar e heshtur.
‘’Vitin e kaluar nënshruam marrëveshje për vazhdimin e marrëveshjes tonë për bashkëpunim me arkivat maqedonase edhe për tre vite. Në të u përfshi edhe një botim me faksimile, për gjithçka që ruhet nga trashëgimia epistolare e Goce Dellçev në të dy institucionet arkivore – bullgare dhe maqedonase. Deri në këtë moment për pokumentet e Goce Dellçev janë botuar disa përmbëledhje edhe në Bullgari edhe në Maqedoni, por asnjëherë gjithçka që është shkruar nga dora e Goce Dellçev nuk është mbledhur në një botim të madh shkencor. Për fat të keq, kolegët nga pala maqedonase heshtën. Në disa biseda që i kemi pasur me ta, ata nuk heqin dorë nga kjo marrëveshje, por as nuk po punojnë në diçka konkrete për zbatimin e saj.’’, ta Gruev.
Ai tregon se dorëshkrimet më të vlefshme të Dellçev ruhen në Shkup.
‘’Dokumentet më interesante dhe më të vlefshme të shkruara nga dora e Goce Dellçev janë në arkivat maqedonase. Ato janë pjesë e koleksionit dokumentar që Bullgaria ja dorëzoi të atëhershmes Republikës Popullore të Maqedonisë në vitin 1946, së bashku me eshtrat e tij. Në atë mënyrë arkivat maqedonase e fituan këtë koleksion. Ne nuk kemi kopje të saj, por origjinalet ruhen në arkivat e Republikës së Maqedonisë së veriut’’, shpjegoi Gruev.
PANDEMIA E NGADALËSOI REALIZIMIN
Dr. Emil Krsteski, drejtori i Arkivit Shtetëror maqedonas thotë se në lidhje me botimin e përmendur bëhet fjalë për marrëveshje gojore, dhe kovid pandemia i bëri gjërat të vështira për realizimin e idesë.
‘’Arkivi shtetëror, në kuadër të aktiviteteve të saja ndërkombëtare, ka nënshkruar mbi 20 marrëveshje bilaterale me shtetë me të cilat ka bashkëpunim të suksesshëm dhe më intenziv. Këto marrëveshje e përcaktojnë korrnizën e përgjithshme të këtij bashkëpunimi dhe sipas praktikës së pranuar në përgjithësi të kontakteve mes arkivave në botë, rinënshkruhen çdo tre vite. I tillë është edhe rasti me Arkivat shtetërore të Bullgarisë, me të cilën në dhjetor të vitit 2019 në Sofjë e rinënshkruam atë akt të përgjithshëm. Në atë takim me kolegun tim Gruev, unë gojarisht e dhash idenë që së bashku ta botojmë Përmbëledhjen e dokumenteve dhe letrave të ndonjë personaliteti të rëndësishëm historik nga periudha e Ilindenit që i posedojnë arkivat e të dy shteteve, e cila nga ana e tij u pranua pa reyervë dhe me entuziazëm. Mes atyre personaliteteve natyrisht që është edhe Goce Dellçev, nga i cili Arkivi shtetëror i jonë ka 33 letra origjinale’’, shpjegon Krsteski.
Ai dhe Gruev u dakorduan të bëjnë edhe një projekt tjetër të përbashkët – botim të një koleksioni të plrbashkët të fotografive të rëndësishme historike të Ballkanit nga fundi i shek. 19 dhe fillimi i shek 20.
‘’Për realizimin e këtyre dy projekteve, në takim në Sofje u dakordua që të bëhen dy grupe të vogla pune të ekspertëve, të cilët do ti zgjedhin dokumentet dhe fotografitë origjinale dhe do të japin komentin e tyre në gjuhë maqedonase dhe bullgare, dhe të cilët do të jenë në kontakt të përhershëm. Pak kohë pas qëndrimit tim në Sofjë, për fat të keq u shfaq pandemia Kovid, e cila e ngadalësoi ndjeshëm realizimin e këtyre dy projekteve, të cilat janë me të vërtetë seriote dhe nuk mund të realizohen vetëm mr ZOOM apo kontakt tjetër virtual.’’, tha drejtori i Arkivit shtetëror maqedonas.
Disa kohë më parë, ai është dëgjuar me kolegun Gruev dhe edhe njëherë së bashku e kanë konfirmuar dëshirën dhe synimin që këto dy projekte të realizohen në kushte më të mira shëndetësore.
‘’Bëhet fjalë vërtetë për dokumente të rëndësishme historike dhe relizimi i tyre kërkon komunikim të drejtpërdrejtë të ekspertëve, të cilët ndërkohë do të fillojnë korrespondencën elektronike. Sipas kushteve aktuale shëndetësore dhe të sigurisë në botë, nuk pres që këto dy projekte të realizohen së shpejti, por ndoshta do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm’’, tha Krsteski.
DOKUMENTE TË REJA
Gruev njofton se ata nuk heqin dorë nga ideja për të bërë botim të tillë vitin e ardhshëm, nëse jo me më shumë dokumente të paktën me ato që i posedon arkivi bullgar. Ai kujton se dokumentet e shkruara nga Goce Dellçev, përveç se në Arkivat Bullgare, ka edhe në Bibliotekën dhe muzeun kombëtar në Bllagoevgrad
‘’Ne i kemi mbledhur të gjitha dhe jemi duke përgatitur një botim shkencor për revolucionarin e madh. Përveç saj, jemi duke përgatitur edhe një webfaqe dokumentare, duke pasur parasysh se botimet shkencore të shtypura janë për publik më të vogël. Të gjithë dokumentet, përfshirë edhe transkriptin e tyre, sepse dorëshkrimi i Dellçev nuk është shumë i lexueshëm, është mirë të tregohen dhe të arrijnë deri te secili që është i interesuar. Duke i lexuar dokumentet të shkruara nga dora e Goce Dellçev, mund të shofim në cilën gjuhë shkruan ai dhe cilat janë ndjenjat, mendimet dhe dëshirat e tija më intime. Shpresoj që kur të festojmë 150 vjetorin e lindjes së tij në shkurt të vitit të ardshëm, do ta kemi këtë botim si dhe webfaqen, me të cilat do të ndërtohet ura për këtë njeri të madh i cili për fat të keq është pak i njohur për thelbin e tij.’’, thotë historiani bullgar.
Ai njofton se ky botim do të përfshijë edhe dokumente të reja që janë shfaqur, dhe që i referohen jetës dhe veprës së Goce Dellçev. Bëhet fjalë për arkivën e një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Goces, Nikolla Maleshevski.