199903024_131929489008412_3345296943984711854_n

MARRËVESHJA PËR INTESIFIKIMIN E PROCESIT TË TRASHËGIMISË SË DOKUMENTEVE ARKIVORE

Delegacioni i Arkivit shtetëror, i udhëhequr nga drejtori dr. Emil Krsteski, qëndroi në Beograd më 10 dhe 11 qershor, ku ata patën takime zyrtare të ndara me drejtorët e Arkivit të Jugosllavisë dhe të Arkivit të Serbisë, dr. Milan Terzic dhe dr. Miroslav Perisic.

Krsteski dhe Terzic arritën një marrëveshje për bashkëpunim më intensiv në marrjen në dorëzim të materialeve arkivore dhe dokumenteve historike nga Arkivi i Jugosllavisë, të cilat i referohen Maqedonisë dhe janë të rëndësishme për historinë e vendit tonë. Pastaj u bisedua që së fundmi të dërgohen ekspertët tanë në Beograd për digjitalizimin e materialit arkivor, i cili sipas Marrëveshjes për trashëgiminë e vendeve të ish Jugosllavisë (Shtojca D) na përket neve.

"Ka edhe shumë dokumente origjinale për t'u marrë nga Arkivi i Jugosllavisë, të cilat janë të rëndësishme për historinë dhe të kaluarën tonë që nga periudha e Luftërave Ballkanike deri në shpërbërjen e RSFJ-së. Me kolegun Terziç realizuam një takim të hapur dhe miqësor në të cilin kemi rënë dakord të informojmë të dy qeveritë në lidhje me këtë proces dhe që ai proces të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur "- deklaroi drejtori dr. Emil Krsteski i cili është gjithashtu një përfaqësues zyrtar i Qeverisë Maqedonase në negociatat për trashëgiminë e materialit arkivor.

Delegacioni i Arkivit shtetëror zhvilloi takimin e parë zyrtar në nivelin më të lartë me Arkivin e Serbisë. Drejtorët Krsteski dhe Perisiç në takimin në Beograd ranë dakord për projekte konkrete të përbashkëta dhe në një bisedë të hapur dhe miqësore u theksua që sa më shpejtë Arkivat e të dy vendeve duhet të nënshkruajnë zyrtarisht një Marrëveshje bashkëpunimi.

"Ky është takimi i parë zyrtar me Arkivin shtetëror të Maqedonisë ku diskutuam fillimin e bashkëpunimit konkret dhe në periudhën e ardhshme do të përcaktojmë projekte të përbashkëta me interes për të dy palët. Në Arkivin e Serbisë kanë material arkivor nga fundi i shekullit të 17-të deri në vitet 90 të shekullit të kaluar dhe ato janë kryesisht materiale nga periudha e Principatës së Serbisë, Mbretërisë së Serbisë, Luftës së Parë Botërore dhe periudhës së të dy Jugosllavive dhe në të ka shumë dokumente që lidhen me Maqedoninë "- deklaroi për MIA drejtori i Arkivit Serb, Miroslav Perisic..

198899813 513006660055593 311558348533612234 n 1
199822630 513006703388922 2564187069406371209 n 1
200075264 513006736722252 7249569908186997190 n 1
199348367 641412080588962 449351570525234772 n

Postimet e fundit