nato

Arkivi shtetëror pjesë e komitetit arkivor të NATO-s

Arkivi shtetëror për herë të parë mori pjesë në takimin e Komitetit të Arkivor të NATO-s, në të cilin zyrtarisht konfirmohet përkatësia jonë si institucion në këtë Komitet të Aleancës

nato

Me ftesë të Komitetit të Arkivit të NATO-s drejtori i Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski dhe Svetlana Usprcova, udhëheqëse në Sektorin për hulumtim, shfrytëzim dhe publikim të materialit arkivor, për herë të parë zyrtarisht morën pjesë në takimin me Komitetin Arkivor të NATO-s. Në takimin i cili u mbajt me 1 korrik të vitit 2021, me përdorim të platformën on-line Zoom, morën pjesë rreth 60 historianë që mbi të gjitha merren me histori ushtarake dhe arkivistë nga arkivat kombëtare të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hollanda, Krocisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë.

IMG b4628c122adad536d0d01722d8b150d5 V

Ky takim është i rëndësishëm sepse është hapi i parë i bashkëpunimit të Arkivit shtetëror me Komitetin arkivor të NATO-s pasi që me 27 mars të vitit të kaluar vendi jonë u bë anëtar i plotë i Aleancës së NATO-s. Ddr. Emil Krsteski në fjalimin e tij pjesën e parë të takimit ju referua rëndësisë së dokumenteve nga arkivi i NATO-s për historinë e vendit tonë dhe për historianët që merren me historinë bashkëkohore dhe dha një pasqyrë të dokumenteve në lidhje me NATO-n të cilat gjinden në Arkivin tonë. Ai gjithashtu dha inciativën për të botuar një broshurë që do të përmbajë të gjitha dokumentet e rëndësishme në lidhje me rrugën e antarësimit tonë në Aleancë.

Më pas udhëheqësi i Sektorit Svetllana Usprcova pati një prezantim me temën: ‘Qasja në materialet arkivore në Arkivin shtetëror, kërkimi i materialeve të reja arkivore dhe fondeve arkivore në lidhje me NATO-n’’, e cila u përcjell me interes të theksuar nga pjesëmarrësit në takim. Në takim u bisedua për llojet e dokumenteve arkivore nga aktivitet e NATO-s të cilat mbi të gjitha janë ditarë operative ose ushtarake, për nevojën e deklasifikimit të tyre dhe vënjien e tyre në dispozicion të publikut pas një periudhe të caktuar kohe, si dhe për fondet e arkivore të NATO-s, në lidhje me operacionet në Bosnjë dhe Hercegovinë ( IFOR dhe SFOR).

Postimet e fundit

Lëviz lart