230829376_10157856667931010_7649791070310478483_n

origjinali i marrëveshjes së ohrit u dorëzua në arkivin shtetëror

Origjinali i Marrëveshjes së Ohrit iu dorëzua sot Arkivit Shtetëror nga Zëvëndës Kryeministri Artan Grubi, i cili në takimin me drejtorin Dr. Emil Krsteski nënshkroi procesverbalin e dorëzimit dhe dhan deklaratë për mediat. Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar para 20 viteve nga: Boris Trajkovski, Lubço Georgevski, Arbër Xhaferi, Branko Crvenkovski, Imer Imeri, Fransoa Leotar dhe Xhems Perdju, përmban 16 faqe dhe është një nga dokumentet më domethënëse në historinë tonë të re. Nga sot do të rruhet në vendin e duhur - në depon e Arkivit Shtetëror do të digjitalizohet dhe do të jetë në dispozicion për publikun. Në takimin me Zëvendës Kryeministrin Artan Grubi i pranishëm edhe Zëvendës Drejtori Dr. Muzafer Bislimi.

Postimet e fundit