. Në kuadër të Panairit të librit në Shkup sot u promovua libri "Njerëzit e parë të Arkivit Shtetëror (1951 - 2021)" nga prof. dr Marjan Dimitrijevski. Promovuesi i këtij botimi të Arkivit Shtetëror, i cili u botua me rastin e jubileut - 70 vjet nga krijimi institucional i Arkivit, ishte dr. Marjan Ivanoski. "Arkivi Shtetëror si ruajtës i pasurisë historike të popullit maqedonas është një institucion me rëndësi jetike për vendin i cili është gjithmonë në radarin e shkencëtarëve dhe ekspertëve nga vendi dhe jashtë vendit, ambasadorë, diplomatë dhe studiues të tjerë. Përmes punës që sot është lënd e promovimit , fusha shkencore dhe profesionale mund të njihet në detaje me rrënjët e Arkivit, themeluesit e tij, zhvillimin dhe azhurnimin. Çdo drejtor ka meritën e tij në promovimin e veprimtarisë arkivore në vend. Ky libër nuk përmban vetëm biografitë e 13 drejtorëve aktualë të Arkivit të Shtetit, por është gjithashtu një dëshmi e përhershme e hapave të parë të rëndësishëm dhe zhvillimit të veprimtarisë arkivore në vendin tonë ”- theksoi ndër të tjera promovuesi dr. Ivanoski. I gjithë fjalimi i promovuesit është në vazhdim.
Të shkruhet monografi me rastin e jubileut të një institucioni siç është Arkivi i Shtetit është një sfidë më vete. Një sfidë sepse i referohet një institucioni me rëndësi shtetërore, një institucioni që është ruajtësi i pasurisë historike të vendit, një institucion ku mund të gjenden rrënjët e Maqedonisë dhe popullit maqedonas.. Kjo detyrë aspak e lehtë i është besuar njërit prej historianëve më pjellorë maqedonas prof. dr Marjan Dimitrijevski. Që kur u kontaktova për promovimin e kësaj vepre, megjithëse ende nuk e kisha librin në duart e mia, e dija që do të kënaqesha në lundrimin kohor të arkivit sepse vjen nga stilolapsi i autorit i cili ka një stil tërheqës të shkruarit si për fushën shkencore-profesionale poashtu edhe per lexuesin e thjesht admirues i fjalës së shkruar. Prof. dr. Marjan Dimitrijevski e kaloi pothuajse tërë jetën e tij në Institutin e Historisë Kombëtare dhe kohët e fundit doli në pension. Por, edhe pse është në pension nga punësimi, profesori Dimitrijevski nuk është pensionuar nga shkenca. Publiku shkencor ende shpreson dhe pret prej tij punime të reja, sqarime të reja mbi tema nga e kaluara e pasur maqedonase që janë domethënëse ose, për fat të keq, harrohen. Mençuria, njohuria me entuziazëm ende të freskët për sfidat e reja shkencore janë karakteristikat kryesore të profesorit Dimitrijevski, dhe ajo që është shumë e rëndësishme për historianët e rinj, profesori posedon disa nga karakteristikat më fisnike siç është hapja ndaj komunikimit dhe vetëmohimi në ndarjen e njohurive. Prandaj, nuk është rastësi që profesori Dimitrijevski është një nga mentorët më të përzgjedhur për studimet master dhe doktoraturë në Institutin e Historisë Kombëtare nga ana e kandidatëve.
Përmes punës që është lëndë e promovimi sot, fusha shkencore dhe profesionale mund të njihet në detaje me rrënjët e Arkivit, themeluesit e tij, zhvillimin dhe azhurimin. Duke e ndjekur rritjen institucionale të Arkivit, autori fillon punën në mënyrë kronologjike me periudhën e dy luftërave, më saktësisht në vitin 1926, kur Arkivi Shtetëror në Shkup u krijua si degë e Arkivit Shkencor të Sërbisë-Beogradit. Si udhëheqës i Arkivit u emerua prof. Delimir Lazarevic. Arkivi Shtetëror funskionoi deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore dmth 1941. Pastaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe formimit të shtetit maqedonas, lindi nevoja për të rifilluar punën e arkivit Shtetëror në Shkup, do të konstaton autori. Në vitet e para të pasluftës, Njësia e historisë në shtabin kryesor të ushtrisë Jugosllave për Maqedoni ishte përgjegjës për mbledhjen e materialit arkivor. Fillimet ishin modeste, por shumë të rëndësishme për veprimtarinë arkivore në Maqedoni. Kështu, në 1946, u formua një komision tre anëtarësh për mbledhjen e materialit arkivor, dhe në 1947, u miratua një Dekret mbi profesionin bibliotekar-arkivor. Kur u miratua ligji për arkivat shtetërore në vitin 1951, filloi një periudhë e re e institucionalizimit të veprimtarisë arkivore, do të deklarohet nga prof. dr Dimitrijevski. Arkivi, i quajtur Arkivi Shtetëror, filloi punën e tij më 1 Prill 1951 dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Presidencës së Qeverisë së Republikës Popullore të Maqedonisë. Më tej në punim, autori paraqet në mënyrë kronologjike menaxhimin e 13 drejtorëve. Për secilin drejtor jepen të dhëna bio-bibliografike, veprimtaria e tyre arkivore dhe kontributi në zhvillimin e arkivimit bashkëkohor maqedonas, me një prezantim të detajuar të profilit dhe kontributit të tij, sipas të cilit ai është i njohur dhe la gjurmë gjatë qëndrimit të tij në Arkivin e Shtetit. Udhëheqësit dhe arkivistët në periudhën shtatë-dekadëshe të Arkivit, autori e ndan atë në tre breza: Brezi i parë i kushtohet ndërtimit të ndërtesave arkivore, stafit arkivor, grumbullimit dhe mbrojtjes së materialit, dhe ata janë drejtori i parë Todor Taleski (1951 - 1960) dhe drejtori i dytë Dimçe Stojanov -Mire (1961 - 1978). Drejtori i parë Todor Taleski ishte themeluesi i Arkivit të Shtetit të sotëm, themelues i zhvillimit institucional të arkivave dhe rrjetit arkivor kombëtar në Maqedoni, do të përfundojë prof. dr Dimitrijevski. Ndërsa drejtori i dytë Dimçe Mire në afro gati dy dekada investoi fjalë për fjalë veten në zhvillimin e shërbimit arkivor modern maqedonas dhe me të drejtë konsiderohet si një nga krijuesit e veprimtarisë arkivore të njohur jashtë Maqedonisë. Në kohën e tij, u miratuan akte të shumta që rregulluan dhe modernizuan veprimtarinë arkivore. Ai ishte më përgjegjësi për trajnimin e stafit dhe zgjerimin e rrjetit të arkivave, dhe do të mbetet më i njohuri për nismën për të ndërtuar një ndërtesë të re të Arkivit. Kontributi i tij shtetndërtues ishte një frymëzim për prof. dr. Dimitrijevski, i cili në vitin 2020 botoi monografinë për të dhe me të drejtë profesori Dimitrijevski konsiderohet si një nga njohësit më të mirë të personazhit dhe veprës së Dimçe Mire.
Gjenerata e dytë drejtorët Aleksandar Aleksiev (1978-1987), Bllagoj Mihov (1987-1990) dhe Borisllav Naumovski (1990-1992) kontribojnë në ndërtimin e legjislacionit arkivor, metodologjisë së vetme profesionale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Arkivit.
Ndërsa brezi i tretë i drejtorëve nga viti 1992 e deri më sot i është përkushtuar përpunimit elektronik , digjitalizimit të materialit arkovor dhe aplikimit të arrtitjeve arkivore botërore. Këtu përfshihen prof. dr. Simo Mlladenovski, dr. Kiro Dojçinoski, prof. dr. Zoran Todorovski, prof dr. Atanas Vangelov, mr. Sasho Jankullovski, prof. dr. Filip Petrovski, Kiril Petrov dhe drejtori aktual dr. Emil Krsteski.
Çdo drejtor ka meritën e vet në promovimin e veprimtarisë arkivore në Maqedoni. Edhe pse në varësi të kohëzgjatjes së afatit të tyre, dikujt i jepet më shumë hapësirë dhe tjetrës më pak, autori ka bërë një përpjekje që të gjithë të nxjerrin elementët thelbësorë nga drejtimi i tyre, dhe kështu lexuesi mund të zbulojë arritjet arkivore për secilin drejtor. Monografinë Njerëzit e parë të Arkivit Shtetëror do ta vlerësoja si të menaxhueshme, informuese dhe të dobishme, dhe si e tillë do të jetë e domosdoshme për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë rreth Arkivit Shtetëror dhe veprimtarisë arkivore në Republikën e Maqedonisë. Првите луѓе на Државниот архив и како таква ќе претставува неодминлива за секој оној што се интересира да дознае повеќе за Државниот архив и за архивската дејност во Република Македонија.
Arkivi Shtetëror si kujdestar i pasurisë historike të popullit maqedonas është një institucion me rëndësi jetike për vendin i cili është gjitmonë në radarin e shkencëtarëve dhe ekspertëve nga vendi dhe jashtë tij, ambasadorë, dipllomatë dhe studiues të tjerë. Kështu që unë do të marr guximin dhe të drejtën për t'i sugjeruar autoriteteve në Arkivin Shtetëror, që të ndërmarrin veprime sa më shpejt të jetë e mundur për të përkthyer këtë botim në një nga gjuhët e botës.
Së fundi, do të doja të përgëzoja jubileun e Arkivit Shtetëror dhe të gjithë punonjësit e arkivit dhe t'i falënderoja ata që ishin një shërbim i vërtetë për ne studiuesit. Që historianët të jenë të frytshëm, nevojitet material arkivor, një mjet bazë pa të cilin nuk ka shkencë. Punonjësit e arkivit investojnë çdo ditë në mbledhjen dhe mbrojtjen e dokumentacionit arkivor. Është një sistem i tërë që punon pandërprerë, i padukshëm për sytë e studiuesve vizitues. Që do të thotë pa Arkivin nuk ka histori dhe pa histori nuk ka të ardhme ".