ZOOM 4 (1)

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE "DOKUMENTACIONI NË SHOQËRINË E INFORMATIKËS"

Në datat 28 dhe 29 tetor 2021 Arkivi shtetëror mori pjesë në Konferencën e XVIII ndërkombëtare “Dokumentacioni në shoqërinë e informatikës: Transformimi dixhital në interes të njerëzve, shoqërisë dhe shtetit”. Kjo konferencë ndërkombëtare u organizua nga Dega Rajonale Euroaziatike e Këshillit ndërkombëtar të arkivave, Instituti i kërkimeve shkencore ruse për dokumentacionin dhe punë arkivore (VNIIDAD) në Moskë, Federata Ruse dhe Universiteti shtetëror Rus i shkencave sociale.

1 1

Andrej Nikolaeviç Artizov, drejtor i RUSARHIV

Në të njëjtën kohë me konferencën u shënua edhe 55-vjetori nga ekzistimi i Institutit kërkimor shkencor Rus për dokumentacion dhe punë arkivore(VNIIDAD), i themeluar në vitin 1966, i cili paraqet pjesë të administratës kryesore arkivore të Federatës Ruse. Në konferencë morën pjesë rreth 150 pjesëmarrës, ndërsa Arkivi shtetëror u përfaqësua nga drejtori dr. Emil Krsteski, si dhe përfaqësues të Sektorit për hulumtime, bashkëpunim ndërkombëtar dhe vendor dhe publikim të materialit arkivore dhe nga Sektori për teknologji informative dhe digjitalizim të materialit arkivor. Ata pjesmarjen e tyre në konferencë e realizuan përmes platformës online Zoom

David Fricker 2

David Friker, kryetarë i Këshillit ndërkombëtar të arkivave

Konferencën e hapi dr. Andrej Nikolaeviç Artizov, drejtor i Agjencisë federale të arkivave të Federatës Ruse (RUSARHIV), ndërsa pjesëmarrësve iu drejtua z. David Friker, kryetar i Këshillit ndërkombëtar të arkivave dhe dr. Çarls Faruxha,kryetar i Degës Evropiane të Këshillit ndërkombëtar të arkivave. Në konferencë u prezantuan këto tema: "Shkollat për arkivistik dhe roli i instituteve kërkimore në zhvillimin e tyre". „ Puna në zyrë: problemet, detyrat,perspektivat " dhe "Arkivat në shërbim të njerëzve dhe shoqërisë: trendet moderne në përdorimin e materialit arkivor" dhe u organizuan dy tryeza të rumbullakta: “Transformimi dixhital dhe trendet aktuale në menaxhimin e të dhënave dhe dokumenteve” dhe “Problemet në formimin profesional dhe zhvillimin e standardeve profesionale në punët arkivore dhe në zyrë ”.

ZOOM 1 1

Një nga temat më interesante në konferencë, e cila krijoi hapësirë për më shumë diskutime, ishte menaxhimi dhe mbrojtja e komunikimit elektronik dhe ruajtja e e-mail-eve, si dhe arritjet e fundit në këtë drejtim.

ZOOM 2
ZOOM 3 1
ZOOM 5

Postimet e fundit