5

"Nxënësit nga shkolla ndërkombëtare ,, Maarif ,, vizitojnë Arkivin shtetëror"

Arkivi shtetëror ka në prioritet zhvillimin e veprimtarisë arsimore me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të institucioneve të arsimit të lartë. Në këtë mënyrë, arkivistika trajtohet si një zgjedhje e mundshme për orientim profesional në të ardhmen dhe afirmohet vendi dhe roli i Arkivit shtetëror në shoqëri.

Më datë 2.12.2021 (të enjten) nxënësit e shkollës ndërkombëtare “Maarif” së bashku me profesoren e lëndës, Gjylasfije Melani vizituan Arkivin shtetëror dhe patën rastin të njihen me procesin e punës dhe dokumentacionin e rëndësishëm të periudhës osmane. Profesionistë të vjetër nga arkivi i njohën studentët me mënyrën e marrjes, rregullimin dhe përpunimin,konzervimin,ruajtjen dhe përdorimin materialit arkivorë.

5

Stafi i sallës së leximit dhe bibliotekës prezantoi një pjesë të veprimtarisë botuese të institucionit dhe ftoi studentët të përdorin fondin e madh të bibliotekës për nevojat e tyre gjatë arsimit.

thumbnail

Në fund të vizitës në kuadër të diskutimit, nxënësit u drejtuan pyetje profesionistëve të arkivit dhe shprehën kënaqësinë për prezantimin e suksesshëm dhe kërkuan që sërisht të realizohen projekte të përbashkëta arsimore.

3

Postimet e fundit