Një delegacion zyrtar nga Muzeu i viktimave të gjenocidit në Beograd, përkatësisht drejtori z. Dejan Ristiq dhe z. Bojan Arbutina, kurator-historian, më 9 dhjetor 2021 vizitoi Arkivin shtetëror dhe bisedoi me drejtorin Dr. Emil Krsteski. Muzeu i viktimave të gjenocidit në Beograd (muzejgenocida.rs) është themeluar me ligj në vitin 1992 dhe ka filluar të funksionojë institucionalisht në vitin 1995. Detyrë e këtij Muzeu është të ruajë në kujtesën e përhershme viktimat e gjenocidit dhe të mbledhë, përpunojë dhe përdorë të dhëna për viktimat individuale dhe grupore të gjenocidit.

Dr.Emil Krsteski dhe z. Dejan Ristiq në takim biseduan për mundësitë, për vendosjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe realizimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor, edukimit, botimit dhe organizimit të tubimeve dhe ekspozitave të përbashkëta shkencore.
