279506516_667447877680551_7016836533485183038_n

U NËNSHKRUA PROTOKOLLI PËR BASHKËPUNIM ME QENDRËN KONZERVATORE - SHKUP

Në kuadër të përpjekjeve të Arkivit Shtetëror për forcimin e bashkëpunimin me institucionet shtetërore në fushën e shkencës, arsimit dhe kërkimit shkencor, drejtorët e Arkivit Shtetëror dhe IN Qendra Konzervatore - Shkup, nënshkruan protokoll për bashkëpunim.

Në takimin zyrtar drejtorët dr. Emil Krsteski dhe Kole Çapkanovski shkëmbyen mendime dhe përvoja për punën e deritanishme dhe funksionimin e dy institucioneve, si dhe për planet dhe aktivitetet e tyre në të ardhmen.

Arkivi Shtetëror dhe IN Qendra Konservatore - Shkup, në përputhje me Protokollin do ta zgjerojnë bashkëpunimin duke realizuar programe dhe projekte të përbashkëta në fushën e historisë, kulturës, shkencës dhe arsimit si dhe nëpërmjet seminareve, konferencave, këshillimeve për përmisimin e mbrojtjes materiale dhe fizike të materialeve dhe dokumenteve historike dhe të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore në përgjithësi.

Biblotekat në Arkivin Shtetëror dhe në In Qendrën Konservatore - Shkup do të jenë plotësisht të hapura dhe të disponueshme për qëllime kërkimore, përfshirë shkëmbimin e librave nga fusha e historisë si dhe dokumenteve dhe materialeve arkivore

279506516 667447877680551 7016836533485183038 n
279565187 308488414776459 8043433029548891318 n

Postimet e fundit