ARKIVI SHTETËROR BASHKË ME ARKIVAT BOTËRORE FESTON JAVËN NDËRKOMBËTARE TË ARKIVAVE

           Ekspozita ‘‘ Personazhi dhe vepra e Sllobodan Mihajlloski - Dançe’’

Arkivi Shtetëror morri pjesë në OPEN Agenda të aktiviteteve të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave (Internacional Council on Archives ICA) në kuadër të shënimit të javës Ndërkombëtare të Arkivave me prezantimin e ekspozitës ‘’Personazhi dhe vepra e Sllobodan Mihajloski- Dançe ‘’. Kjo ekspozitë paraqet kujtesën dhe gjurmët e lëna në artin figurativ nga artisti i Prilepit Sllobodan Mihajlloski-Dançe. Bëhet fjalë për një piktor të shquar, pedagog arti dhe një muzikdashës, një pjesë e gjeneratës të artistëve të rinj që u arsimuan dhe u krijuan menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Si një nga studentët e Llazar Liçenoskit veprat e tij zbukurojnë institucionet, shtëpitë brenda dhe jashtë vendit. Falë Sllobodan Mihajlloski-Dançe janë ruajtur peizazhe nga qyteti i Prilepit dhe ambienti i rajonit të Prilepit, arkitektura e vjetër e qytetit dhe kullat Marko.

9 6

Me dorëzimin e opusit të këtij artisti të njohur në Arkivin Shtetëror, u mundësua që nga afër të prezantohet trashëgimia e tij artistike para adhuruesve të artit figurativ në vend. Ekspozita do të hapet më 8 qershor 2022 në objektin e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Njësia Prilep. Nëpërmjet kësaj ngjarjeje Arkivi Shtetëror kontribuon ndërkombëtarisht në afrimin e Javës Ndërkombëtare të Arkivave, duke u numëruar në radhët e Arkivave Botërore që kanë krijuar ngjarje të njohura për publikun.

https://openagenda.com/iaw2022?utm_source=ICA+Members+and+contacts+Newsletter&utm_campaign=69a1ce50a9-EMAIL_MB_TPAG1_COPY_01&utm_medium=email&utm_term=0_84a7f06290-69a1ce50a9-330458189

Postimet e fundit