Drejtori i Arkivit Shtetëror dr.Emil Krsteski realizoi një takim pune me drejtorin e BKU,, Shën. Kliment Ohridski”, Jelisaveta Kostadinova, me të cilën shkëmbyen përvoja për bashkëpunimin e deritanishëm të përcaktuar me Protokollin për bashkëpunim ndërmjet këtyre dy institucioneve të rëndësishme.

Në takim u theksua veçanërisht bashkëpunimi për mbrojtjen e dokumenteve dhe librave historikë, si prioritet në drejtim të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike kombëtare, si dhe bashkëpunimi për modernizimin e veprimtarisë arkivore bibliotekare.
