1

EKSPOZITA ‘‘ FOTOGRAFI TË VJETRA BALLKANIKE’’ U HAP DHE NË SOFJE

Arkivi Shtetëror dhe Agjencia Shtetërore – Arkivi i Republikës së Bullgarisë hapën sot në Sofje ekspozitën e përgatitur bashkërisht “Fotografitë e vjetra ballkanike”, e cila u prezantua para publikut maqedonas dy javë më parë. Fotografitë janë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të dhe tregojnë detaje të jetës së përditshme, zakoneve, arkitekturës, artizanatit, veshjeve popullore dhe të ngjashme. “Kjo ekspozitë është edhe një konfirmim se fotografia është një burim i rëndësishëm historik për të gjithë popujt dhe vendet dhe që duhet ta ruajmë në interes të ruajtjes së historisë, kulturës dhe traditës maqedonase”, – tha ndër të tjera drejtori i Arkivit Shtetëror, dr. Emil Krsteski.

Postimet e fundit