thumbnail

DIGJITALIZIMI I PLOTË I KRIJIMTARISË SË VËLLEZËRVE MANAKI

Arkivi Shtetëror në bashkëpunim me ,,Biblotekën britanike’’ (British library), në dy vitet e ardhshme do të digjitalizojë plotësisht materialin dhe trashëgiminë e vëllezërve Manaki. Projekti për bashkëpunimin me ,,Biblotekën britanike’’ dhe për digjitalizimin e plotë të krijimtarisë së vëllezërve Manaki që tashmë është nënshkruar nga drejtori i Arkivit Shtetëror dr. Emil Krsteski, dhe ky projekt do të udhëhiqet nga ekipi i Arkivit Shtetëror - Njësia Manastir, nën udhëheqje të Goce Stojanovskit.

British Museum Library London England

,,Në Marrëveshjen, ndër të tjera theksohet se synimi kryesor është digjitalizimi i plotë i dokumenteve dhe fotografive të kinematografistëve të parë në Ballkan, Janaki dhe Milton Manaki. Materialet gjenden në Arkivin Shtetëror - Njësia Manastir, e cila kryesisht do të realizojë digjitalizimin e plotë. Në Arkivin Shtetëror kemi mbi 7.000 pllaka negative qelqi, mbi 3,000 lenta filmi dhe mbi 10,000 fotografi origjinale nga fundi i shekullit 19 deri në vdekjen e Milton në vitin 1964. Përmbëledhja e fotografive dhe materialeve tona është një nga më të rëndësishmet në Ballkan’’ - theksoi drejtori i Arkivish Shtetëror dr. Emil Krteski

Postimet e fundit