VMRO_Kominterna_Korica-1

VËLLIMI I DYTË I PROJEKTIT ,,Çështja MAQEDONASE NË DOKUMENTET E KOMINTERNËS’’

Projekti ,,Çështja maqedonase në dokumentet e Kominternës’’ filloi në fillimet e vitit 1994 nga ana e Qendrës Ruse për rruajtjen dhe studimin e dokumenteve të Historisë së re (QRRSDHR) dhe Fakullteti i historisë USHM ,,M.V. Lomonosova’’. Qëllimi i këtij projekti është të sigurojë një rreth të gjerë burimesh për një studim gjithëpërfshirës dhe të thellë të politikës së Kominternës në lidhje me ,,çështja maqedonase’’ si një problem që ishte një nga më të mitologjizuara dhe më të politizuara në shkencën historike. Drejtë kësaj nisme Arkivi Shtetëror iu bashkua dy dekada më parë. Vëllimi i dytë nga përmbledhja ,,Çështja maqedonase në dokumentet e Kominternës’’ pjesa 1: VMRO (e bashkuar) gjatë viteve 1925-1928, përgatitur nga dr. Jasmina Damjanovska, prof.dr. Lenina Zhila dhe prof.dr. Vllado Popovski, në fakt është vazhdim i vëllimit të parë të përmbledhjes me të njëjtin titull, i cili përfshin periudhën nga viti 1923 deri në vitin 1925 dhe është botuar në vitin 1999.

VMRO Kominterna Korica 1

Në të përfshihen dokumente dhe materiale që kanë të bëjnë me krijimin dhe veprimtarinë e VMRO-së (të bashkuar) në periudhën nga viti 1925 deri në vitin 1928, dhe janë kryesisht nga fondet që i posedon Arkivi Shtetëror Rus për histori politiko-sociale (ASHRHPS). Përveç saj në përmbledhje përfshihen dokumente nga Arkivi Shtetëror Qendror i Republikës së Bullgarisë, Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arkivi i akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë, si dhe artikuj dhe informime nga gazeta ,,Makedonsko dello’’, e cila ishte organ i VMRO-së (të bashkuar). Shumica e dokumenteve publikohen për herë të parë. Realizuesit e projektit ,,Çështja maqedonase në dokumentet e Kominternës’’ krijojnë një bazë të gjerë burimore, e cila do të jetë në dispozicion të studiuesve për një studim objektiv të temës së treguar. Arkivi Shtetëror do të vazhdojë edhe në të ardhmen në bazë të zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar publikimin e dokumentacionit arkivor nga arkivat e huaja në interes të punës hulumtuese-shkencore të historianëve dhe për njohjen e opinionit të gjerë me faktet nga historia maqedonase.

Postimet e fundit