1

KONFERENCA E NËNTË Vjetore E KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR TË ARKIVAVE NË ROMË

Nga data 19 deri më 23 shtator 2022, nën moton “Archives bridging the gap”, në Romë, Republika e Italisë, Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave mban Konferencën e 9-të vjetore, në të cilën marrin pjesë arkivistë nga e gjithë bota dhe ka rreth 200 folës, të cilët flasin për çështje aktuale që lidhen me punën arkivore në nivel botëror. Kjo konferencë organizohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave, SOS Archivi, Symposia Srl dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Italisë.

6

Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave (International Council on Archives – www.ica.org) është një organizatë neutrale, joqeveritare, e financuar nga anëtarësia e saj, e cila ka i bashkuar institucionet arkivore dhe arkivistët nga e gjithë bota për mbi 70 vjet dhe ka rreth 2000 anëtarë nga 161 vende. Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave beson se puna efektive e zyrës dhe arkivave janë thelbësore për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, transparencën, ruajtjen e kujtesës kolektive dhe qasjen në informacion nga ana e qytetarëve.

3.

Në konferencën e 9-të vjetore të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, e cila për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid-19, mbahet me prezencë fizike, ku merr pjesë edhe drejtori i Arkivit shtetëror, dr. Emil Krsteski, i cili e ka mundësinë për të qenë pjesë e mbledhjeve të organeve drejtuese të Këshillit Ndërkombëtar i Arkivave, si dhe në Asamblenë e përgjithshme të kësaj organizate dhe në mbledhjen e Bordit ekzekutiv të degës Evropiane të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave. Në konferencë u diskutua për tejkalimin e mosmarveshjes globale dhe lokale, publike dhe private, të drejtave dhe detyrave, në mënyrë që të kontribuojë në zhvillimin e shoqërive në të cilat bashkëjetojnë të gjithë komponentët e ndryshëm. 

2 4

Në hapjen solemne të kësaj konference ndërkombëtare, anëtarëve iu drejtua për herë të parë kryetarja e sapozgjedhur e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, znj. Josée Kirps, drejtoreshë e Arkivit Kombëtar të Luksemburgut.

4 2

Dr. Emil Krsteski në kuadër të konferencës pati takime dhe bisedime me ish-kryetarin e Këshillit Ndërkombëtar dhe drejtorin e Arkivit Kombëtar të Australisë, z.Dejvid Friker dhe me kryetaren e sapozgjedhur të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, znj. Zhoze Kiros dhe kryetarin e degës të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave dhe drejtorin e Arkivit Kombëtar të Maltës, dr. Çarls Faruxha.

1 1
2 5
3 1

Postimet e fundit