11 Oktomvri_page-0001

“11 TETORI” – DITA E KRYENGRITJES POPULLORE 

             Këtë vit shënohet 81-vjetori i fillimit të organizuar të Luftës Nacionalçlirimtare të popullit maqedonas dhe të kombësive të tjera, të cilën e nderojmë në nivel shtetëror si Ditën e Kryengritjes Popullore. Në këtë ditë të vitit 1941, Maqedonia zgjodhi rrugën e drejtë të kundërshtimit ndaj të këqijave më të mëdha në historinë e njerëzimit – nazizmit dhe fashizmit. Falë brezit që asokohe u sakrifikua për lirinë dhe që doli në krah të aleatëve të Koalicionit Antifashist, sot kemi shtetin tonë me institucione të ndërtuara, që aspiron të jetë pjesë e familjes evropiane të kombeve.

          Kryengritja kundër okupatorit në pjesën e Vardarit të Maqedonisë filloi me sulmin ndaj stacionit policor bullgar, burgut dhe linjave telefonike në Prilep nga çeta partizane "Goce Dellçev".Në sulm morrën pjesë Asparuh Josifoski, Dushko Naumoski, Bllazhe Spirkoski, Millan Dimoski, Dragan Spirkoski, Nikola Poposki, Mice Kozar, Peco Krsteski, Jonçe Janeski, Blagoja Korubin, Dushko Risteski, Mice Dimeski, Krste Crvenkovski, Kole Çashule,Kire Qososki,Kiro Bazerkoski dhe të tjerë. Emrat e tyre janë gdhendur përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve të Prilepit dhe të gjithë qytetarëve të vendit për shkak të veprës së tyre heroike.

          Çdo vit më 11 Tetor kujtojmë këtë ngjarje, e cila është një moment historik në luftën për vetëvendosje dhe pavarësi, dhe me të drejtë mund të konfirmojmë se luftëtarët e Luftës Nacionalçlirimtare së bashku me forcat përparimtare çlirimtare të kombeve të tjera, dhanë një kontribut të madh në fitoren mbi fashizmin në nivel botëror.

        Arkivi Shtetëror si një institucion që kujdeset dhe promovon historinë kombëtare, disponon dokumentacion të shumtë për Luftën Nacionalçlirimtare dhe me rëndësi të veçantë për këtë festë është dokumenti nga Kryesisa e Kuvendit Popullor i 8 shtator 1945, për shpalljen e 11 Tetori festë shtetërore.

11 Oktomvri Zig 1 page 0001
11 Oktomvri page 0001

Postimet e fundit