IMG-4316feb0c1a544598d27703e425c9265-V

ZHVILLIMI PROFESIONAL I PUNONJËSVE NË ARKIVIN SHTETËROR

Arkivi Shtetëror për realizimin cilësor të synimeve të tij strategjike mbështet avancimin dhe aftësimin profesional të punonjësve duke organizuar trajnime përmes të cilave zhvillohen kapacitetet profesionale. Në bazë të këtij përkushtimi, dje në Porta Makedonija - IK Muzeu i Luftës Maqedonase u mbajt trajnim i specializuar për inspektorët nga Arkivi Shtetëror dhe Njësitë e tij rajonale. Trajnimi u realizua nga dr. Meri Petreska inspektore e lartë dhe eksperte në fushën dhe zbatimin e Ligjit për kundërvajtje nga Inspektorati Shtetëror për bujqësi me ftesë të Arkivit Shtetëror. Tema që u trajtua në trajnim kishte të bënte me harmonizimin e Ligjit për materialin arkivor me dispozitat e Ligjit për kundërvajtje dhe Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese.

IMG 4316feb0c1a544598d27703e425c9265 V

Arkivi Shtetëror do të vazhdojë të zbatojë programe për forcimin e potencialit të personelit në institucion me mbështetjen e Muzeut IK të Luftës Maqedonase, i cili siguron kushtet hapësinore dhe teknike për mbajtjen e manifestimeve, për çka faleminderim të veçantë i shpreh drejotreshës Daniela Nikolova.

IMG 203a1f3631b473941a43c1c17d761efb V

Postimet e fundit